Miliarderi më i rri në botë

 
John Collison themeloi kompaninë 'Stripe' në vitin 2010, kur ai ishte vetëm 19 vjeç. Tani ai ka 27 dhe ka titullin e miliarderit më të ri në botë, i cili ka fituar vetëm pasurinë e tij, dhe vlerësohet të ketë 1,1 miliard dollarë. Kompania e tij është projektuar për të transformuar mënyrën se si faqet e internetit pranojnë pagesa në internet, dhe është favoriti i kompanive të mëdha "Lift" dhe "Facebook".



Collison themeloi kompaninë me vëllain e tij më të madh, Patrik, dhe ata janë të dy modeste që nuk i kanë harruar rrënjët e tyre në qytetin e vogël të Irlandës. Sot, Gjoni kënaqet duk hipur në avionë, dhe duke udhëtuar së bashku me kolegët e tij.

Ai u lind në Limerick, Irlandë, në vitin 1990. Ai ishte një student i shkëlqyer dhe mbaroi arsimin e tij me rezultate të shkëlqyera. Ai u pranua në "Harvard" para përfundimit të provimeve përfundimtare. Edhe para se të shkonte në kolegj ai u bë një milioner.

Ai erdhi në Shtetet e Bashkuara për të mësuar fizikën në Harvard në vitin 2009. Por pas një viti ai u largua nga Harvardi dhe themeloi Strip. Për herë të parë ai u shfaq në publik në vitin 2011. Qëllimi i kompanisë së tij është të thjeshtojë mënyrën se si bizneset pranojnë transaksione në internet, duke u lejuar atyre të integrojnë procesin e pagesës së faqeve të tyre në vend që t'i bëjnë përdoruesit të regjistrohen dhe të bëjnë një profil çdo herë.



Pasuria e tij është duke u rritur vazhdimisht. Sot, kompania ka 750 të punësuar dhe selia është në San Francisko. Mike Moritz, një anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë, tha se vëllezërit Collins janë shumë modest, ndryshe nga njerëzit e tjerë me ndikim në botën teknologjike.
 
Data e shpalljes 25.12.2017 në kategorinë Jeta
Përgatiti: S.N / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook