Loja e re "Secret Hitler" u bë hit edhe para se të dalë në shitje

 
Loja me letra "Secret Hitler" llogaritet si hit i madh edhepse ende nuk është në disponim për publikun më të gjerë. Deri më tani, kjo lojë rangohet mirë në "Kickstarter" dhe disa kritikë kanë dhënë nota të larta si një ndër lojat më të mira me letra.

8544858

Loja është krijuar na Maks Temkin sëbashku me tre bashkëpunëtorë tjerë, ndërsa deri më tani ka mbledhur mbi 30.000 mbështetës në "Kickstarter, dhe rreth 1.500.000 dollarë. Ekipi ishte më modest, duke dhënë kufi prej 54.450 dollarëve, megjithatë u befasua pasi e tejkaloi këtë.

Çfarë loje është kjo në fakt? Është për pesë deri më dhjetë lojtarë ku jepet një letër për çdo lojtar. Ata përfundojnë ose si liberalë, ose fashistë, ose si Hitleri vetë.

Çdo rundë lojtarët përzgjedhin kryetar dhe kancelar, por loja nuk përfundon këtu. Vetë njerëzit mund të vendosin a të pranojnë ose të refuzojnë rolet e çdo lojtari. Për atë nevojitet votë e re, dhe kjo vazhdon deri në çastin kur të shpallet fitore e njëzëshme. Pasi të jepen rolet, kryetari duhet ti japë dy letra për politikë kancelarit.

Ajo çfarë e dallon këtë lojë është rastësia e letrave që mund ta ndryshojnë rrjedhën e lojës në një çast. Loja mund të transformohet deri në pikën që kancelari bie nga pushteti për shkak të kontrollit tepër të madh.

Në përgjithësi duket si një lojë tërheqëse, por mbledhja e financave në "Kickstarter" është ende vetëm në fillim. "Secret Hitler" duhet ti bindë lojtarët që loja vlen të luhet, dhe këtu fillojnë vështirësitë.
 
Data e shpalljes 25.12.2015 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook