Të rinjtë më të pasur të kohës së sotme

 
Keni 30 vjet dhe nuk keni miliona? Ku qëndroni pas kësaj liste?

nmjkiu

10. Arash Ferdovsi (26) - 400 miliona dollarë

Ai është themeluesi i "Dropbox"-it, sëbashku me Dru Hjuston. Ferdovsi ka hequr dorë nga studimet pas tre viteve.

9. Dru Hjuston (29) 1,6 biliona dollarë


Ai është themeluesi i dytë i "Dropbox"-it dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë.

8. Kevin Sistrom (27) - 470 miliona dollarë


Sistrom është sipërmarrës dhe inxhinier amerikan, më i njohur si themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i "Instagram"-it.

7. Adam Danxhelo (27) - 680 miliona dollarë


Ai është themelues dhe drejtor ekzekutiv i "Quora", webfaqe ku parashtrohen pyetje të cilat rregullohen dhe përgjigjen nga ana e përdoruesve.

6. Kris Hjus (28) - 935 miliona dollarë

Ai ka punuar në kampanjën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, pastaj njihet si themelues i një rrjeti social për organizata pa përfitime dhe ka punuar për "Facebook"-un. Tani është pronar dhe redaktor i revistës "The new republic".

5. Albert Fon Turn und Taksis (29) - 1.5 biliona dollarë


Ai ka qenë bilioner nga mosha 8-vjeçare. Është princi i 12të në familje dhe zyrtarisht ka trashëguar pasurinë pasi që ka mbushur 18 vjet.

4. Eduardo Saverin (30) - 2.2 biliona dollarë


Ai është themeluesi i dytë i "Facebook"-ut. Ka themeluar kompaninë sëbashku me Kris Hjusin, Mark Zukerbergun dhe Dastin Moskovicin.

3. Skot Dankan (30) - 5.5 biliona dollarë

Ai është djali i vetëm i Li Elis dhe Dan Dankanit, të cilët kanë themeluar „Enterprise products partners LP“.

2. Dastin Moskovic (28) - 7.9 biliona dollarë

Edhe ai është ndër themeluesit e "Facebook"-ut. Në vitin 2008 ka lëshuar kompaninë dhe ka krijuar "Asana", aplikacion për komunikim celular.

1. Mark Zukerberg (28) - 33.3 biliona dollarë


Ai është programues kompjuterik dhe sipërmarrës. Më së shumti njihet si themelues i "Facebook"-ut, ku është edhe drejtor ekzekutiv.

 
Data e shpalljes 25.12.2014 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook