Një djalë tetëvjeçar do ta zgjidhë problemin e zhdukjes së aeroplanëve

 
Benxhamin Jensen nga Ogdeni, Juta, derisa ka qenë duke shikuar dokumentar për aeroplanë të zhdukur, i ka rënë në mend një ide e shkëlqyeshme. Ai ka vendosur ta prezantojë plani e tij dhe t'ia dorëzojë drejtorit të aviokompanisë "Delta Airlines".

jkhgygj

Ndoshta nuk do të ishte aq e pazakontë kjo ngjarje nëse Benxhamini nuk ishte tetëvjeçar. Prindërit e tij janë pilotë dhe djali i do aeroplanët, kështu që prindërit e tij nuk janë habitur nga inovacioni i tij.

Ideja e djaloshit ka qenë një sistem i tullumbaceve të portokallta neon të cilat në rast kur aeroplan rrënohet në det, do ta tregonin vendin e fatkeqësisë.

haaaqw

"Tullumbacja do të ishte mjaft e lehtë për të fluturuar në ajr, por do të ndërtohej nga goma e armuar për ta duruar shtypjen", spjegon Benxhamini në letrën që prindërit e tij kanë dërguar në Delta. Disa javë më vonë ka fituar përgjigje të kësaj letre.

"Bashkëpunojmë me shumë ekspertë për fluturime pikërisht në lidhje me gjetjen e aeroplanëve në situata kritike. Duhet të themi që shumë prej tyre kanë menduar një zgjidhje të ngjashme me këtë. Kuptohet, do ta ndaj me ta sugjerimin tënd", i shkruan drejtori i Deltës, Xhon Lauter.

dseevvb

Sëbashku me përgjigjen, Lauter i ka dërguar djalit një paket të tërë me modele të aeroplaneve.

"Gjithmonë i kanë interesuar aeroplanët, sidomos dizajnimi i aeroplanëve ushtarak. Kur e mori paketin, fillimisht mendoi që i arriti dhuratë për ditëlindje. Por, kur kuptoi se kush e ka dërguar, kërcente nga gëzimi", thotë nëna e tij Laura.
 
Data e shpalljes 25.11.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook