Vendi i vetëm në botë ku lufta është e ndaluar

 
Është vështirë të besohet, por në vitin 1959, SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe 10 vende tjera kanë nënshkruar me sukses Marrëveshjen e Antarktikut. Bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare që inkurajon punë të përbashkët për përparimin e shkencës, por edhe ndalohet çfarëdo lufte në tërë kontinentin e Antarktikut.

vnhjgj

Hulumtimi në Antarktik ka filluar në mes të shekullit të 19. Ekspedita e parë në Polin e Jugut ka filluar në vitin 1911. Betejat territoriale kanë filluar në vitin 1908, ndërsa që atëherë deri në vitin 1943 shtatë vende kanë kërkuar pronësi mbi kontinentin Argjentina, Kili, Australia, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Franca.

Viti ndërkombëtar gjeofizik ka vendosur themelin për bashkëpunim ndërkombëtar qëkur 12 vende kanë zbatuar hulumtime të mëdha shkencore në Antarktik në periudhë prej 18 muajve. Përkrah vendeve të përmendura, janë përshirë edhe SHBA, Bashkimi Sovjetik, Japonia, Belgjika dhe Republika Jugoafrikane.

Të gjithë kanë qenë të ftuar nga ana e Kombeve të Bashkuara në Uashington në vitin 1959 në konferencën për ANtarktikun e cila ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes.

Ajo ka pasur fuqi nga viti 1961. Në këtë marrëveshje garantohet mbrojtja e kontinentit dhe zvogëlimi i tensioneve të pronësisë territoriale. Në marrëveshje kërkohet edhe vazhdimi i projekteve shkencore nga ana e vendeve të përfshira.

Që atëherë, marrëveshja është plotësuar me shtete të reja pjesëmarrëse dhe artikuj në marrëveshje. Në vitin 2015, 53 vende kanë të kyçura në këtë marrëveshje me interes për hulumtime shkencore në këtë kontinent.
 
Data e shpalljes 25.10.2015 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook