Dita kur vdiq Ajnshtajni - rrëfim nga një fotografist

 
Albert Ajnshtajni, teoritë e të cilit i formuan idetë për funksionimin e universit, vdiq më 18 prill të vitit 1955 nga goditja në zemër, në moshën 76 vjeçare.

ml

Funerali i tij ka qenë privat, por fotografi Ralf Mors nga Life magazine ka arritur ta sjellë këtë ditë në fotografi.

I armatosur me kamerën e tij, Morsi ka mbledhur një sërë të fotografive nga funerali i ikonës së shekullit 20. Mirëpo, përveç fotografisë së njohur të Ajnshtajnit në zyre, fotografitë tjera nuk janë shpallur asnjëherë.

msd

Në kërkesë të birit të tij, i cili ka lutur magazinën ta respektojë privatësinë e familjes, redaktori i Life magazine ka vendosur të respektohet vendimi i familjes dhe të mos shpallet ngjarja e tërë. Më shumë se 5 dekada, fotografitë kanë mbetur në arkivin e revistës.

sdd

Qëkur Moris ka qenë i lajmëruar për vdekjen e Ajnshtajnit, ai ka marrë kamerën e tij. "Ajnshtajn vdiq në spitalin Prinston," thotë Mors i cili sot ka 96 vjet dhe jeton në Floridë. "Kështu që, menjëherë u nisa andej. para spitalit ishte kaos - gazetarë, fotografistë, kalimtarë. Prandaj vendosa të shkoja në zyren e Ajnshtajnit në Institutin e studimeve përparimtare. Rrugës bleva skoç. E dija që njerëzit nuk do të jenë të gatshëm të flasin, mirëpo shumica me kënaqësi do të pranonin alkool në vend të parave, si shëmbim për ndihmën e tyre. Hyra në ndërtesë, gjeta rojtarin dhe i dhashë një pjesë të skoçit për të m'a hapur zyren."

xvv

dgwa


Në orët e pasdites trupi i  Ajnshtajnit ka qenë i zhvendosur nga spitali në shtëpinë funerale Prinston. Mors është nisur kur ka parë dy burra duket ngritur arkivolin dhe e ka kuptuar që funerali është i pashmangshëm.

lp

"Vozitja deri tek varrezat dhe mundohesha ta gjej vendin ku Ajnshtajni do të varroset. Mirëpo kishte shumë vende të gropuara atë ditë. Pashë dy burra duke gropuar, ju ofrova skoç dhe i pyeta a dinë diçka. Njëri prej tyre më tha që trupi i Ajnshtajnit për 20 minuta do të digjet në Trenton. Shkova me shpejtësi te vetura dhe arrita në Trenton para familjes së Ajnshtajnit."

sdaq

"Isha fotografisti i vetëm", thotë ai.
Ashtu siç kalonte dita, isha mjaft i emocionuar sepse e dija që jam personi i vetëm me fotografi të tilla. Ato ishin lajme të mëdha. Ajnshtajni ishte person i madh publik, i njohur në përmasa botërore, dhe pikërisht ne e kishim këtë storje."

serw
"Kur arrita në Njujork me kamerën, redaktori i Life magazine më tha që jam gazetar i shkëlqyer. Mirëpo, për fat të keq, derisa isha duke vozitur për Njujork, është paraqitur djali i Ajnshtajnit dhe ka lutur redaktorin të mos shpallet storja. Kështu Ed vendosi të mos e publikojë. Kuptova që fotografitë asnjëherë nuk do ta shohin dritën e ditës, dhe i harrova."
60 vite më parë, Life i prezanton fotografitë e asaj dite, fotografi të cilat e përfshijnë skenën e atij mëngjesi pranveror në Nju Xhersi.

vvv

Edhe më interesant ka qenë ajo që Ralf ka fotografuar doktor Tomas Harvin i cili ka nxjerrë trurin e Ajnshtajnit gjatë autopsisë. Mirëpo, Mors thotë që në fotografi Tomas nuk është fotografuar me trurin e Ajnshtajnit.
 
Data e shpalljes 25.04.2014 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook