Si e ka paramenduar Edisoni të ardhmen 100 vite më parë?

 
Në vitin 1900, inxhinieri Xhon Elfret Uotkins ka zbatuar anketë për shkencëtarët që kanë qenë të popullarizuar dhe aktiv, në lidhje me ardhmërinë në botë. Disa e kanë paramenduar vitin 2000 si një botë krejtsisht të ndryshme. Në vitin 1911, Tomas Edisoni ka pasur parashikimet e veta për botën që ai paramendon për 100 vjet për revistën "Cosmopolitan".

hetwwwe

Mes të tjerash, ai ka parashikuar zhdukjen e shpejtë të energjisë së avullit dhe vozitjes me energji elektrike. Pastaj,"udhëtari i së ardhmes do të udhëtojë në ajër, me shpejtësi prej dyqind miljeve në orë, me çrast do të mund ta hajë mëngjesin në Londër, të punojë në Paris dhe ta hajë drekën në Çipsajd".

Sa i përket shtëpisë së ardhmes, Edisoni e ka paramenduar atë të stolisur me çelik nga podrumi në tavan. Por, çelik i lehtë. Foshnja e shekullit 21 paramendohet në krevat të çeliktë, babai në karrige të çeliktë, ndërsa nëna duke rregulluar mobiljet e çelikta.

Edisoni ka parashikuar zëvendësimin e tullave me beton. "Betoni i ri do të mund të qëndrojë praktikisht përgjithmonë. Deri në vitin 1941 të gjitha ndërtesat do të jenë nga betoni i ri, nga pallatet më të bukura deri tek rrokaqiejt e lartë."

Si dhe shumë futuristë tjerë nga shekulli i kaluar, Edisoni ka parashikuar botë në të cilën teknologjia do ta eliminojë varfërinë. "Njerëzit kanë filluar ti përdorin mendjet e tyre dhe varfëria po zvogëlohet. Nuk do të ketë varfëri në botë disa qindra vjet më vonë në të ardhmen," ka thënë ai.

Librat nga ardhmëria e Edisonit do të botohen në botime të vogla, që çdo lexues të ketë biblioteka të vogla në shtëpi. Makinat do të bëhen pjesë të ndryshme që do të bashkohen vetë, pa pasur nevojë që njeriu ti bashkojë pjesët e veçanta.

Edisoni ka besuar edhe që bota do të jetojë në paqe universale para se të ndodhë një luftë e madhe. Ari ka qenë diçka kaluese për të. "Ari do të jetë po aq i lirë sikur hekuri ose çeliku", ka thënë ai.
 
Data e shpalljes 24.12.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook