Webfaqe të dobishme për financat personale

 
Financat personale janë pjesë e rëndësishme e jetës. Të kuptuarit e tyre është me rëndësi sepse pothuajse çdo gjë lidhet me paratë - llogaritë, kursimet, pasuria ejt. Çdokush mund të mësohet si të ballafaqeohet me financat personale nëpërmjet internetit. Ekzistojnë shumë burime falas për individët që duan të mësojnë më tepër për këtë fushë.

nhgjuy8i

WiseBread.com

Bëhet fjalë për një forum të njohur për financa në të cilin do të gjeni blogerë dhe ekspertë nga kjo fushë. Në webfaqe do të gjeni shumë tekste të dobishme.

Kiplinger.com

Webfaqja ka shumë këshilla dhe truke për menaxhim më të mirë të parave dhe jep parashikime të sakta të biznesit.

TheMilitaryWallet.com

Kjo webfaqe është veçanërisht e krijuar për financat familjare të ushtrisë.

BankingSense.com

Këtu do të gjeni lajme të vlefshme të financave dhe këshilla të spjeguara thjesht dhe qartë. Lexoni më shumë për kartelat e kredisë, sigurimin, bizneset e vogla, financat personale, tatimet etj.

 
CashMoneyLife.com

Ky është burim me tekste nga fusha e financave personale të shumë shërbimeve, si p.sh Yahoo!Finance dhe The New York Times.

Bankrate.com

Webfaqja ekziston që moti dhe është ndër më të respektuarat në këtë listë.

ModestMoney.com

Blogu duket i thjeshtë, por ka shumë tekste të dobishme për financat personale, kartat e kredisë etj.

MyMoney.gov
Kjo është webfaqe që i takon qeverisë së SHBA-së, por aty mund të mësohet shumë për përfitimin, huazimin dhe kursimin e parave.

CreditCardForum.com
Në forum do të gjeni shumë këshilla dhe truke nga njerëzit më me përvojë në këtë fushë.

DoughRoller.net

Blogu ofron informata, burime dhe këshilla për përfitim, donacione, kursim dhe shpenzim të parave në mënyrën më të mençur.

 
Data e shpalljes 24.11.2014 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook