date-icon Afati i fundit për aplikim: 05.12.2014
 

Konkurs për punë në McCroft Tobacco Kosovo L.L.C.

 
Përshkrimi i punës

McCroft Tobacco Kosovo L.L.C.


Fabrika e Duhanit – RR. Muharrem Gashi, 60000 Gjilan, Kosove

Shpall Konkurs për pozitën:

1. Drejtor i Financave dhe Kontabilitetit

-Përgjegjësitë për pozitën Drejtor Financave dhe Kontabilitetit
Organizon, drejton dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda Korporatës;
Raporton tek aksionaret/pronaret e Korporatës;
Organizon dhe drejton funksionet e përgjithshme të departamentit te financave dhe Kontabilitetit;
Ndihmon në përgatitjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare dhe kontrollon ne përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar;
Organizon dhe drejton proceset financiare ne departamentin e financave dhe kontabilitetit duke u përkujdesur për përmirësimin e proceseve ekzistuese dhe
Mbikëqyr dhe vlerëson punonjësit brenda departamentit te financave;

-Kualifikimet e kërkuara

Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka dhe Financa .
Së paku pesë (5) vite përvojë në fushën e menaxhimit te financave dhe kontabilitetit.
Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse;
Fleksibilitet dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat e korporatës;
Të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në procesin e punës brenda departamentit financiar.
Aftësi për formulimin e strategjive financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit në përputhje me qëllimet dhe objektivat e kompanisë, legjislacionin relevant dhe standardet e raportimit financiar;
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe atë angleze;
Të ketë aftësi të mira gjate përdorimit te pajisjeve kompjuterike në aplikacionet e MS Office dhe bazave te të dhënave tjera financiare.

Preferohen kandidatet e regjionit te Gjilanit-Jo obligative.

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurojnë duke dërguar aplikacionin me foto përmes email adresës elektronike ne: hr@exclusive-team.com

Konkursi është i hapur deri me 05.12.14


date-icon Afati i fundit për aplikim: 05.12.2014
 
Data e shpalljes 24.11.2014 në kategorinë Punësim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook