Shkenca spjegon: Pse aq shumë yje të rokut vdesin në moshën 27-vjeçare?

 
Kur Kurt Kobejn bëri vetëvrasje në Sietël para 20 vitesh, ideja e "Klub 27" hyri në vetëdijen publike. "I thashë të mos anëtarësohet në atë klub të kotë", ka deklaruar nëna e tij.

xcbfdh

Gazetarët dhe fansat muzikor filluan të tërheqin një vijë ndërmjet vdekjes së Kobejnit dhe vdekjes së një numri të madh të artistëve të talentuar - nga Brajan Xhouns deri tek Xhimi Hendriks, Xhenis Xhoplin, Xhim Morison dhe të tjerë - të gjithë të vdekur në moshën 27 vjeçare.

Në vitin 2011 Ejmi Uajnhaus vdiq në moshën 27 vjeçare. Filloi të duket që klubi nuk është më një rastësi. Sot, dy dekada pas klubit, shkenca dëshmon që ndoshta ekziston e vërteta në këtë mit.

Në vitin 2011 hulumtuesit britanik anketuan 1,500 performues gjatë një kohe prej 40 viteve. Ata kanë karahsuar kohëzgjatjen e jetës së këngëtarëve të tjerë me kohëzgjatjen e jetës së rok yjeve. Hulumtuesit kanë zbuluar që pop yjet amerikane kanë pasur 87,6 % gjasa të jenë të gjallë. Poashtu, rokerët evropian kanë pasur gjasa më të mëdha për të vdekur sesa pop këngëtarët në Evropë.

Mbidoza nga droga dhe alkooli kanë qenë ndër arsyet më të shpeshta të vdekjes. Autori Hauard Souns përpiloi listë prej 50 anëtarëve jooficial në librin e tij "The 27 club", dhe pjesa më e madhe e tyre kanë pasur probleme serioze me abuzimin e drogës dhe alkoolit. Ajo kulturë, sëbashku me jetën emotive që ka inspiruar shumë muzikantë të shkruajnë dhe të performojnë, sigurojnë rrethana të pëkryera për vdekje të hershme.


Ekziston një lidhje e çuditshme mes anëtarëve të klubit. Dhimbja tërheq dhimbjen, dhe droga tërheq konsumues të tjerë të drogës në jetën e tyre. Shumica e anëtarëve të klubit kanë qenë në lidhje romantike me konsumues të tjerë të drogës gjatë kohës së vdekjes së tyre. E dashura e Xhim Morisonit ka gënjyer policinë dhe ka fshehur që i dashuri i saj ka vdekur nga abuzimi i drogës.

Ndoshta rock and rolli vetë nuk është vdekjeprurës, por stili i jetës që e imponon mund të vret.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira. Autorët e hulumtimit në vitin 2011 thonë që stili i jetesës së rokerëve nuk është i njejtë si ai i viteve të 60ta dhe 70ta, dhe ata poashtu thonë që profesionalizimi mund të jetë njëra prej arsyeve për këtë.

 
Data e shpalljes 24.05.2014 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook