Përveç në Maqedoni, edhe studentët në Amsterdam e okupuan universitetin

 

Pas fillimit të okupimit të fakulteteve nga ana e studentëve në Shkup 14 ditë më parë, u informuam edhe për një okupim të ngjashëm nga studentët në Amsterdam.

vghyu78

Okupimi i Universitetit të Amsterdamit zgjat 10 ditë deri më tani. Universiteti paditi studentët që okupuan ndërtesën, duke kërkuar 100.000 euro për person në ditë nëse refuzojnë të largohen.

Gjyqi votoi në favor të unviersitetit, por dënimi u zvogëlua në vetëm 1.000 euro në ditë. Studentët u përgjigjën kësaj me shitje të një shkalle Këshillitë të punëtorëve në Amsterdam për 1.000 euro. Unioni studentor poashtu pranoi të paguajë për shpenzimet legale të studentëve.

Policia ka intervenuar minimalisht.

Programi me ligjërata alternative dhe punëtori vazhdon ende, ndërsa okupimi bëhet më i fuqishëm. Në fakultet flejnë mbi 100 studentë dhe nuk refuzojnë të largohen derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Me qindra profesorë nënshkruajtën peticion për mbështetje të studentëve dhe okupimit. Lajmet në televizionet kombëtare transmetojnë çdo gjë në lidhje me okupimin.

Studentët e Universitetit të Amsterdamit janë kundër planit me të cilin arsimi do të udhëhiqet sipas profitit. Zvogëlimi i mjeteve financiare për shkencat shoqërore dhe qëllimi që arsimi të bëhet luks duhet të ndalohen..

 
Data e shpalljes 24.02.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook