Broshura e re e "IKEA" fsheh surpriza të mahnitshme

 
Viti i ri sjell surpriza të mahnitshme. Reklama më e fundit e Ikea në Suedi ka shkaktuar një bum të vërtetë falë testit të shtatzënisë, përmes së cilës nënat e ardhshme mund të kërkojnë zbritje në krevatet e foshnjave.



Ideja e marketingut vjen nga kompania suedeze "Akestam Holst". Reklama, që shfaqet në revistën Amelia, një revistë e grave në Suedi, përdor teknologji të ngjashme me testin e shtatzënisë standarde, por në vend të përgjigjes "po" ose "jo", ose faqja e dytë, kjo faqe do t'ju japë një kupon për krevatet të cilat janë në zbritje, nëse jeni shtatzënë.



Shiriti që është i përfshirë në katalog është i bazuar në antitrupa që lidhen me hormonin e shtatzënisë "hCG", gjë që rezulton në ndryshimin e ngjyrës. Materialet sipërfaqësore të zhvilluara të përdorura në diagnostikimin mjekësor janë përdorur për futjen e kësaj teknike në formatin fizik të reklamave të shtypura. Megjithëse kjo tingëllon pak e çuditshme, nëna duhet të bëjë të njëjtën gjë si provë standarde, domethënë të urinojë materialin promovues me një test shtatzënie të integruar. Pasi të tregohet rezultati, materiali promovues duhet të merret në dyqan lokal te Ikeas për të marrë zbritjen.

 
Data e shpalljes 24.01.2018 në kategorinë Jeta
Përgatiti: S.N / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook