Banka magjike

 
Paramendoni çdo mëngjes kur të zgjoheni, një bankë në llogarinë tuaj transferon saktësisht 86.400 euro. Çfarë do të kishit bërë ju?

vn,jlj

Rregulla e parë është: Çdo gjë që nuk keni shpenzuar gjatë ditës ju merret natën. Nuk guxoni të gënjeni, as t'i transferoni paratë në llogari tjetër. Keni të drejtë ti shfrytëzoni vetëm gjatë asaj dite që i keni marrë, por mos harroni që çdo mëngjes kur ti hapni sytë banka ju hap një llogari të re me 86.400 euro të reja për atë ditë, dhe kështu çdo ditë.

Rregulla e dytë: Banka mund ta ndërpresë lojën pa kurrfarë paralajmërimi. Në çfarëdo çasti mund t'ju njoftojë që çdo gjë ka përfunduar dhe që llogaria do të mbyllet.

Pa dyshim, ju paratë e fituara do t'i shpenzoni në zbavitje dhe blerje të dhuratave për njerëzit që i doni. Do të mundoheni të hollat t'ju sjellin fat dhe kënaqësi.

Ku gjendet kjo bankë?

Këtë bankë të çuditshme e kemi të gjithë në disponim. Ajo është koha.

Çdo mëngjes kur të zgjoheni, banka jonë e jetës na hap kredit prej 86.400 sekondave për të jetuar atë ditë, deri në momentin kur biem të flemë. Çdo gjë që nuk kemi përjetuar atë ditë është e humbur. E djeshmja shkoi përgjithmonë.

Dhe çdo mëngjes të ardhshëm magjia përsëritet. Prandaj mos harroni rregullën që banka mund ta mbyllë llogarinë në çdo moment, pa paralajmërim.

Çfarë bëni ju me 86.400 sekonda në ditë?

 
Data e shpalljes 23.06.2014 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook