Shprehi që përshpejtojnë plakjen

 

Plakja e hershme brengos shumicën e njerëzve sepse nuk ndikon vetëm në pamjem fizike por edhe në shëndetin tonë.

 

bfffg


Dekadat e  fundit mjekësia me përparimin e saj na mundësoi ta ngadalësojmë plakjen, dhe në disa aspekte ta fshehim, por përbrenda në organizmin tonë ende po plakemi. Ajo që mund ta bëjmë është ti zbusim pasojat e procesit të plakes. Atë mund ta arrini me shmangien e disa shprehive të pashëndosha që e përshpejtojnë procesin e plakjes.

1. Shumë stres dhe brengosje

Stresi dëmton shëndetin mental, emocional dhe fizik, kështu që do të duhet të mundoheni shumë që stresi dhe brengat tjera të mos ndikojnë shumë mbi jetën tuaj.

2. Kujdes jo i rregullt i lëkurës

Kujdesi i rregullt i lëkurës nuk përfshin vetëm pastrimin e fytyrës nga papastërtitë dhe grimi. Është e nevojshme ta mbroni nga dielli dhe ta mbani organizmin e hidruar. Pini ujë.

3. Ushqim i gabuar

Ka arsye pse prindërit tanë kanë insistuar të hamë pemë dhe perime që nga mosha e hershme. Keni kujdes mënyrën e të ushqyerit dhe mundohuni të hani mjaft pemë dhe perime sepse ato janë antioksidanse natyrale dhe i sigurojnë organizmit çdo gjë të nevojshme.

 4. Mungesa e aktivitetit fizik

Nuk është sekret se palestra është e mirë për shëndetin. Jo vetëm që do të jeni në formë më të mirë, por do të jeni më të shëndoshë dhe do të ndiheni më mirë. Çfarë duhet të bëni për të mbetur të rinj, të shëndetshëm dhe të freskët janë kardio ushtrime 30-minutëshe çdo ditë.

5. Gjum i pamjaftueshëm

Njerzit e rritur shpesh vuajnë nga mungesa e gjumit. Ajo reflektohet mbi shëndetin dhe dukjen. Mesatarisht, një person i shëndetshëm fle rreth 8 orë. Mos lini gjumin anësh.

6. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një shprehi shumë e keqe dhe e pashëndoshë që e përshpejton procesin e plakjes. Pirja afatgjatë e duhanit mund të shkaktojë zverdhjen e dhëmbëve dhe paraqitjen e rrudhave, si dhe zmadhon rrezikun nga kanceri në mushkëri të bardha dhe nga sëmundjet e zemrës.

7. Mungesa e seksit

Kënaquni në seksin me partnerin/en tuaj sa më shumë që është e mundur. Seksi është një antidepresant natyral që mban organizmin të shëndoshë. Seksi aktivizon dhe liron endorfin, përmirëson funksionin e sistemit imunologjik dhe zvogëlon stresin.

 
Data e shpalljes 23.05.2014 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook