Gjobitet 500 dollarë vetëm për një mollë

 
Një grua thotë se është përballur me një gjobë prej 500 dollarësh nga agjencia amerikane e doganave, pasi një mollë, që asaj iu dha ndërsa ishte në avion, u gjet në çantën e saj.

Crystal Tadlock, që po udhëtonte nga Parisi drejt SHBA-së, tha se ajo e kishte ruajtur mollën për fluturimin vijues drejt Denverit. Por, molla u gjet gjatë një kërkimi rutinë të agjentëve kufitarë amerikanë, pas ndalesës së parë të saj në Minneapolis, transmeton Sot News.

Molla iu dha në një qese plastike të linjës Delta Air, dhe Tadlok tha se nuk e kishte nxjerrë nga qesja, por e kishte futur në çantë për pjesën e dytë të udhëtimit, drejt Denverit, Colorado.


Foto: Pixabay

Kur molla u gjet, Tadlock i tha agjentit të doganës se ajo e kishte marrë nga kompania ajrore dhe e kishte pyetur nëse duhej ta hidhte apo ta hante por në vend të përgjigjes, agjenti i kishte dhënë në dorë një gjobë 500 dollarëshe.

Patrulla e doganave dhe kufirit nuk e ka komentuar rastin, por ka thënë vetëm se të gjitha produktet bujqësore duhet të deklarohen.

Më pas, ajo postoi një foto në Twitter të qeses plastike dhe kutisë ku ndodhej molla kontrabandë, e prerë, nën hashtagun "një mollë në ditë nuk i mban doganierët larg".
 
Data e shpalljes 23.04.2018 në kategorinë Zbavitje
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook