Shenjat e horoskopit zbulojnë për çfarë jeni antitalent

 
Askush nuk është i destinuar për gjithçka, por horoskopi mund të zbuloje çka është ajo që nuk përshtatet. Të keni një qëndrim real ndaj vetëvetes dhe aftësisë suaj është një cilësi e lidhur me moshën e rritur. Ka shumë njerëz të ri plot me energji, të cilët plotësisht dedikohen dhe provojnë të jenë të sukseshëm në ndonjë fushë, ndërsa dikush më i pjekur, real dhe me përvojë të madhe menjëherë zbulon se këtu nuk ka bukë për të.


gfty76

 

Në mënyrë që t'ju shmangeni këtyre kurtheve dhe mos të humbisni kohë, horoskopi shpjegon disa gjëra që nuk duhet t'i bëni.


DASHI

Kur çdo gjë qe është e qetë , pasive dhe pa sfida të përditshme, dashi duhet të shmanget. Atje ku nuk ka aksion për dashet nuk ka jetë. Nëse provoni të hyni në një punë ose hobi për dikë tjetër ose për shkak se dikush ju ka thënë ta bëni atë, por me gjithate nuk ndjeni vetë se e dëshironi , nuk do të keni sukses. Puna dhe hobi pa dinamikë nuk është në natyrën e dashëve, kështu që më mirë është mos t'i pranojnë këto gjëra. Gjithashtu nuk i përballojnë gjërat që zgjasin gjatë dhe nuk marrin rezultate shpejt.

DEMI


Shpejtësia është diçka me të cilën demat vështirë përballohen. Të gjitha gjërat që janë interesante dhe që duhen të mbarohen në afat të shkurtër, zakonisht ua reduktojnë funksionalitetin dhe i sjell në çmenduri. Në qoftë se nuk ka asnjë garanci se pas ekzekutimit të punës do të fitojnë diçka, demat e humbin motivacionin e përgjithshëm. Gjithashtu, nëse puna është veçanarisht e pakëndshme apo e vrazhdë, kjo do t'i thyeje demat. Gjitha gjërat qe janë të pasigurta ose të hapura për mundësi të ndryshme, si edhe atje ku është e nevojshme të veprohet në moment, nuk janë njerëzit e lindur në këtë shenjë. Rreziku gjithashtu i largon.

BINJAKËT


Detyrat dhe aktivitetet për të cilat duhet të jenë themelor për çdo detaj, do ta vrasin dëshirën për punë te binjakët. Çdo gjë që ka natyrë maratonëse ose në dukje është e mërzitshme dhe jointeresante, nuk u përshtatet binjakëve. Gjithashtu, ata do t’i shkatërrojë çdo aktivitet i vetmuar, atje ku nuk do të jenë në gjendje të komunikojnë. Përfaqësuesve të kësaj shenje nuk u përgjigjet puna me shumë përgjigjësi, sepse ata nuk kanë durim të mbahen me kërkesa dhe pritje të tilla. Puna në institucione dhe biznese të mbyllura gjithashtu nuk i bën të lumtur.

GAFORRJA

Aktivitete që janë mekanike, si dhe në të cilat nuk mund të tregojnë së paku humanizëm, do ti bëjë gaforret të paknaqura. Falënderim i madh shkon për qëndrueshmërinë që gaforret mund ta ofrojnë, por jo për kohë të gjatë. Atëherë zakonisht janë të dëshpëruara. Mjedis të ftohtë, detyra të ngurta, luftë për të fituar pikë ose profit, janë gjëra me të cilat anëtarët e kësaj shenje shumë vështirë merren vesh. Në qoftë se ajo që e punojnë nuk ka shpirt, atëherë për gaforret nuk ka lumturi.

LUANI


Puna që është e izoluar dhe larg nga sytë e njerëzve të tjerë, ose aktivitet i vetmuar, do ta shkatërrojë çdo luan. Punë në institucione të mbyllura si spitale, laboratore, burgje dhe institucione të rrepta, luanëve do tiu duket si një ëndërr e keqe. Nëse nuk mund ta transferojnë tek të tjerët, ata do të vuajnë. Aktivitete që janë pa pasion ose pa kreativitet gjithashtu nuk u përgjigjen luanëve.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha do të humbet plotësisht atje ku duhet të gjeneralizohen përfundime të përgjithshme. Megjithëse ajo është perfekcionist, ajo do të përpiqet në çdo gjë por për të do të jetë vështirësi e madhe nëse duhet të demonstrojë aftësi për tejkalimin e kufijve, kalim mbi gjëra të vogla ose neglizhim ndaj gjërave të vogla. Ajo me atë nuk mund të pajtohet. Gjithçka që nënkupton kaos dhe parregullsi për të paraqet një pengesë të madhe.

PESHORJA


Çdo aktivitet i cili është i ashpër, i papërpunuar apo agresiv shkakton humbjen e sigurisë nën këmbët e peshores. Natyra e tyre është e tmerruar prej çdo konflikti klasik, kështu që më mirë është tiu shmangen situatave të tilla. Atje ku është e nevojshme të bëhen dallime dhe të ndahen punët, peshoret do të jenë të aftë të punojnë, por kur ajo punë duhet të zbatohet në praktikë dhe të ndahen nga diçka, sidomos nga struktura e mëparshme të bashkëpunëtorëve, situata e peshoreve do të jetë e padurueshme. Aktivitete të vetmuara gjithashtu nuk janë për peshoret, sepse ato janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim.

AKREPI


Nëse nuk ka provokim, për ata është si ushqim pa kripë dhe do ti shmangen çdo aktiviteti të tillë, por nëse rastësisht bien në rutinë të tillë do t’a shkatërrojnë njëllojshmërinë dhe monotoninë e saj. Ata do të provojnë vetë të vendosin diçka që të shkaktojnë luftë, por nëse nuk janë të suksesshëm do të jenë shumë të palumtur. Puna dhe aktivitete të cilat vazhdojnë në qetësi pa probleme dhe sfida nuk janë aktivitete për ta. Gjithashtu, nëse aktivitetet e punës janë të qartë dhe të hapur dhe nuk ka mundësi për zbulime, për ata kjo është një mundim i vërtetë, kështu që më mirë është mos të angazhohen për një gjë të tillë.

SHIGJETARI


Gjithë ajo që nuk ka thellësi, lartësi, gjërësi dhe largësi do ta shkatërrojë çdo shigjetar. Aktivitetet e tyre duhet patjetër ti përfshijnë këto dimezione si dhe mundësi për zhvillim të afatgjatë. Të gjitha aktivitetet të cilat përfshijnë saktësi dhe rregulla të përcaktuara në mënyrë të qartë, sidomos nëse janë pak të fuqishme ose të ngurtë do ta fundosin shigjetarin dhe do ti fundosin karakteristikat e tij të mira. Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë nevoje për liri, kështu që nëse puna është monotone dhe e parashikueshme dhe nuk ka mundësi për zgjerim dhe lëvizje, me mirë është mos ta pranojnë atë.

BRICJAPI


E vërtetë është se bricjapi mund të përballojë shumë gjëra, por aktiviteti i tij duhet t’i japë mundësi për përparim. Nëse në një aktivitet shikon se nuk mund t’i arrijë ambiciet e tij, bricjapi nuk do të jetë i lumtur. Në punën e tij duhet të ketë një perspektivë të zhvillimit, edhe nëse rruga është e vështirë dhe plot me pengesa. Ndonjëherë, bricjapet topiten në një punë vetëm për shkak të qëndrueshmërisë së tij, edhe pse mund të jetë e qartë se diçka tjetër është më e përshtatshme për të. Për këtë situatë është e nevojshme mendja të punojë dhe të bëhet ndryshim, por ata këtë e kuptojnë më vonë.

UJORI


Në qoftë së vendosin të punojnë diçka konvencionale, pothuajse është sigurtë se do të gabojnë. Natyra e tyre origjinale gjithmonë kërkon diçka të re, kështu që çdo punë që është e parashikuar, monotone ose tradicionale, pas një kohe do t’i bëje të pakënaqur. Disa ujorë bëjnë marrëveshje duke zbatuar gjëra të reja në punën e vjetër, që nuk është veprim i keq, por që talenti i tyre të shkëlqejë, më mirë është të zgjedhin profesion, hobi apo sport të ri. Në atë mënyrë kanë mundësi për zbulim dhe hulumtim kështu që natyra e tyre do të jetë në vend të parë.

PESHQIT

Të gjitha aktivitetet për të cilat kërkohet rregulli dhe saktësia do t’i shkaterrojë peshqit. Ato punë ku është nevojshme të bëhet dallim dhe të tregohet një kuptim për saktësi në detaje, nuk është për ta. Gjithashtu nëse puna është e njëllojtë dhe nuk është kreative te ata me siguri do të shkaktojë depresion. 
 
Data e shpalljes 22.10.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook