Si duket një shtëpi e dizajnuar nga 2 miliona njerëz?

 
Mbi 20% e popullsisë së Suedisë ka marrë pjesë në dizajnimin e shtëpisë perfekte në periudhën nga janari në nëntor të vitit të kaluar.

62584

Projekti është organizuar nga portali suedez "Hemnet". Qëllimi i projektit ka qenë të dizajnohet shtëpia ideale me ndihmën e dëshirave të përdoruesve të mbledhur në këtë faqe interneti.

- "Ky ishte një eksperiment i nxitur nga kureshtja" - ka deklaruar përfaqësuesi i faqes, Stafan Tel për "Bussiness Insider".

Nga dizajni zbulojmë një gjë - suedezët e duan thjeshtësinë. Shtëpia është e kuqe, e drurit dhe katërkëndore. Brendia është e ndryshme, me kamin dhe kuzhinë afër dhomës së ditës.

Shtëpia shtrihet në sipërfaqe prej 340 metrave katrorë, dhe do të kushtonte rreth 300.000 euro. Ndërtimi i saj po planifikohet.

 
Data e shpalljes 22.09.2015 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook