Një eksperiment suedez dëshmoi që orari 6-orësh i punës është më i mirë

 
Të punësuarit në SHBA shpenzojnë 47 orë në mesatare në javë në zyre. Një shtëpi të moshuarish në Suedi tregoi që kjo është tepër.

yhjttyju

Një qytet në Suedi zbatoi një eksperiment të lidhur me orët punuese të banorëve. Në vend të orarit 8-orësh të punës është zbatuar orari 6-orësh, ndërsa rroga ka mbetur e njejtë.

Ky eksperiment është zbatuar në prill të vitit të kaluar në Geteborg me shpresë që orari më i shkurtër i punës do të ndikojë në uljen e sëmundjeve dhe do ta nxisë produktivitetin në punë, me çrast do të kursehen të hollat e shtetit.

Eksperimenti është zbatuar me të punësuar në një shtëpi për të moshuar. Modelin kanë filluar ta praktikojnë edhe institucione tjera sepse kujdesi është zmadhuar, ndërsa punëtorët kanë pasur jetë më cilësore, që u ka mundësura më mirë të punojnë, njëkohësisht duke pasur kohë për veten dhe për familjen.

Në një kohë kur jeta është e shpejtë, është vështirë të kombinohen obligimet e punës dhe të familjes. Ajo që do të na lehtësonte gjërat është orari fleksibil i punës.
 
Data e shpalljes 22.09.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook