date-icon Afati i fundit për aplikim: 10.09.2014
 

Konkurs për punë në VisionFund Albania

 
OFICER/SPECIALIST LOGJISTIKE&ADMINISTRATE - TIRANË

Përshkrimi
Detyrat/Pergjegjësitë
 

Të sigurojë një menaxhim efektiv të makinave në VFA që përfshin, dokumentacionin, siguracionin, konsumin e karburantit, serviset, raportimet dhe parkimin.
Koordinon proceset e mirëmbajtjes së aseteve të VFA duke sigururar zgjidhje në kohë për çdo mosfunksionim të tyre.
Përgjegjës për menaxhimin e sistemit të aseteve sipas politikës dhe procedurave të VFA.
Koordinon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e zyrave të VFA që përfshijnë gjetje ambjentesh të përshtatshme, negociatat për përdorimin e tyre, sigurimin e faciliteteve të nevojshme etj.
Siguron që të gjitha zyrat e VFA kanë furnizimet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës së tyre.
Bën inventarizimin dhe lëvizjen e aseteve nëpër zyrat e VFA.
Përgjegjës për testimin e punonjësve për përdorimin e makinave të VFA.
 Siguron trajnimin e punonjësve për sigurinë dhe shëndetin në punë sipas standarteve ligjore dhe të VFA.
Bashkëpunon me Financën për proceset e prokurimit të mallrave dhe shërbimeve në VFA.
Kontribuon në zhvillimin e procedurave dhe praktikave të mira të prokurimit.
Përgjegjës i drejtpërdrejtë për blerjet e produkteve dhe shërbimeve në VFA.

Kualifikime/ Kërkesa:

Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të ngjashme, e preferueshme
Licensë Drejtimi e Automjetit dhe eksperiencë e konsoliduar në drejtimin e makinës, të paktën 5 vjet
Të ketë të pakën 1-2 vjet përvojë pune në fushën e logjistikës/administratës
Aftësi shumë të mira ndërvepruese dhe të komunikimit
Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe negociuese ne fushën e administrimit
Aftësi të mira raportuese
Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike
Njohuri të mira të gjuhës angleze  
date-icon Afati i fundit për aplikim: 10.09.2014
 
Data e shpalljes 22.08.2014 në kategorinë Punësim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook