Me mijëra motra medicinale kanë mashtruar në provim

 
Me mijëra motra medicinale janë kapur duke mashtruar në test, dhe ekspertët kanë frikë që kjo mund të shkaktojë pasoja fatale mbi pacientët. Kanë dorëzuar ese të cilat kanë qenë të shkarkuara nga uebfaqe plagiaturë.

ewtgfg

Mashturesit nuk janë sanksionuar sepse janë imune ndaj hulumtimit ngaqë janë studentë ende të padiplomuar. Hulumtimi ka identifikuar një kompani në Pakistan e quajtur Neksus, e cila kontrollon disa uebfaqe dhe ka rreth 40 të punësuar të cilët i shkruajnë esetë. Njëra nga faqet kërkon 195 dollarë për një ese të klasit të parë.

Në fakt, hulumtimi thotë që nga të gjitha universitetet britanike, motrat medicinale janë më të aftat për të mashtruar në test sesa studentët e lëndëve tjera.

Në Universitetin Brajton ka pasur 47 raste më të mëdha të mashtrimit dhe 79 raste më të vogla ndërmjet vitit 2010-2013.

Megjithatë, përgjegjësia e institucioneve akademike është të sigurohen se individët kanë kaluar në mënyrë të rregullt të gjitha fazat e kursit, para se të shpërblehen me kualifikim.
 
Data e shpalljes 22.07.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook