A do të ishte ky motivim i mjaftueshëm për të mësuar?

 
Në njërin prej librave në bibliotekën e Kembrixhit është fshehur një surprizë që ka pritur për tu zbuluar. Gjatë kontrollit të librave, një student ka zbuluar çokollatë brenda faqeve të librit të Margaret Drabëll, e cila poashtu ka qenë studente në atë fakultet.

fdngft

Dhuruesi misterioz ka bërë gropë në faqet dhe ka vendosur dy çokollata. Brenda faqeve ka mesazh ku personit që e ka gjetur i porositet të kënaqet me shpërblimin.

Mesazhi thotë: "I dashur student, urime për gjetjen e këtij libri. Merre shpërblimin dhe kthe një për lexuesin e ardhshëm."

r y5r

Ky libër nuk është libër i atij fakulteti, dhe besohet që roli i tij i vetëm është përcjellja e çokollatave. Xho Tajnan, përfaqësuese e kolegjit Njunam, thotë Bëjmë kontrolle të shpeshta në bibliotekë dhe një student që na ndihmon e gjeti këtë libër javën e kaluar. Nuk dihet se këto dy çokollata janë origjinalet ose dikush i ka zëvendësuar me të reja gjatë periudhës së provimeve. Nuk e dimë sa ka qëndruar ky libër këtu, por sigurisht jo gjatë.

jm4255

Fakulteti nuk lejon ushqim ose pije brenda në bibliotekë, por ndonjëherë lë ëmbëlsira gjatë periudhës së provimeve kur biblioteka mbyllet në 1 e 45. Askush prej studentëve nuk ka thënë që është përgjegjës për këtë ide, por profesorët kishin dashur ta dinë.

fmg
 
Data e shpalljes 22.07.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook