Si kanë reaguar fëmijët e së kaluarës ndaj një filmi për edukim seksual?

 
Në "YouTube" është vendosur video e cila shfaq inçizim të nxënësve derisa shohin njërin prej filmave të parë për edukim seksual. Videon e ka inçizuar "LIFE Magazine" me kamerë të fshehur në vitin 1947 kur nxënësve të klasës së 7të nga shkolla fillore "Teodor Ruzvelt" u është shfaqur ky film.

hjhiiujhh

Nxënësit në orë të zonja Belnkinsop kanë qenë ndër të parët në Oregon që e kanë parë filmin "Human Growth", i inçizuar për nevojat e edukimit seksual.

Pas kësaj, filmi filloi të përdoret në tërë Amerikën si mjet edukativ.

"Producenti inçizoi filmin dhe pastaj ri-inçizoi përsëri të gjitha skenat që do të mund të shkaktonin pakënaqësi tek publiku", shkruan në vërejtjen nga arkivi.

Në anketën e zbatuar para shfaqjes së filmit, janë pyetur 7.000 prindër, prej të cilëve 6.850 kanë deklaruar se pranojnë që fëmijët e tyre ta shikojnë këtë material edukativ. Fëmijët gjatë shikimit të filmit kanë shfaqur reagime të habisë, kureshtjes si dhe pak siklet.

 
Data e shpalljes 22.06.2015 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook