Afati i fundit për aplikim:
02.05.2014
Konkurs për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme
Kompania: K. Gjilanit
Data e mbylljes: 02-05-2014
Vendi: Gjilan
Republika e Kosovës Komuna e Gjilanit
Republika Kosova Opština Gnjilane
Republik of Kosovo Municipal Gjilan
Gilan Belediyesi
DREJTORIA E ARSIMIT
Nё bazë tё nenit 5 pika d tё Ligjit për Arsimin nё Komunat e Republikës sё Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35 pika 1, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ 08/2014, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Gjilan, shpall :
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Shkollat fillore të mesme të ulëta
-I- Shkolla fillore “ Zabeli” në Gjilan
•Pozita : Drejtor
-II- Shkolla fillore “ Agim Ramadani” në Zhegër
•Pozita : Drejtor
-III-Shkolla fillore “ Vatra e Diturisë” në Livoq i epërm
•Pozita : Drejtor
-IV- Shkolla fillore “ Afërdita” në Kishnapole
• Pozita : Drejtor
Shkollat e mesme të larta-I- Shkolla e mesme ekonomike “ Marin Barleti” në Gjilan
•Pozita : Drejtor
-II- Shkolla e mesme e mjekësisë “ Asllan Elezi” në Gjilan
•Pozita : Drejtor
-III-Shkolla e mesme “ Arti Pamor” në Gjilan
•Pozita : Drejtor
Përshkrimi i punëve : Udhёheqё institucionin dhe ёshtё pёrgjegjёs pёr :
•Zbatimin e ligjshmёrisё,
•Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorë e tjerë të arsimit,
•Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës,
•Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve,
•Detyrat lidhur me kurrikulumin
•Planifikimin,udhëheqjen dhe koordinimin e tё gjitha aktiviteteve nё Institucion,
•Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe aftgjatё pёr aktivitetin e Institucionit,
•Qështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji.
Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs :
•Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
•Tё kenë tё kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor ( së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar ) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore,
•Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit dhe ata që janë në procedur të licencimit,
•Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim,
•Tё kenё mё sё paku 3 (tri) vite pёrvojё pune nё arsim ose në institucione të arsimit.
Dokumentet e nevojshme:
•Certifikata e lindjes,
•Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës,
•Dëshminë për pёrvojёn e punës,
•Portfolion profesionale,
•Letërreferencë nga një institucion publik – kredibil ( si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli drejtues i shkollës , punëdhënësi paraprak , Institucionet e Arsimit të lartë. Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake.
•Planin zhvëllimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar ( së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: arial sipas udhëzimeve të MASHT-it,
•Qertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore,
•Dëshminë se nuk është nën hetime,
•Kopja e letërnjoftimit.
Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotёsojnё kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr. 8/2010 të datës 22.06.2010, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Koeficienti për drejtor të shkollave fillore 7.8, ndërsa për drejtor të shkollave të mesme 8.4.
Kohëzgjatja e kontratës: sipas udhëzimit administrativ 8/2014 ( 4 vite).
Konkursi mbetet i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes në gazeta zyrtare.
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.
Drejtori
Nazmi Musa
Afati i fundit për aplikim:
02.05.2014