Çerdhja Montesori do të kujdeset për princin Xhorxh

 
Princi Xhorxh do të fillojë të shkojë në çerdhe në fillimin e vitit të ardhshëm, shpallin nëpunësit mbretëror.

78787887

Djali dyvjeçar i princit Uilliam dhe bashkëshortes së tij Kejt do të fillojë të shkojë në shkollën Uestker Montesori në lindje të Anglisë, në afërsi të shtëpisë së tyre në Anmer Holl.

Xhorxh do të fillojë të shkojë në çerdhe kah fundi i janarit.

"Po gëzohemi dhe i dëshirojmë mirëseardhje Xhorxhit në shkollën tonë, ku do të ketë përvojë të bukur si të gjithë fëmijët në shkollën tonë", thonë nga shkolla në fjalë.

fgfhthfh

Përderisa gjenerata më e vjetër e familjes mbretërore nuk ka shkuar në çerdhe, Xhorxh po ndjek hapaat e babait të tij. Princi Uilliams ka mësuar në shkollë ekskluzive në afërsi të pallatit Kensington, sipas propozimit të nënës së tij të ndjerë, princeshës Dajana, e cila edhe vetë ka punuar në çerdhe para martesës së saj me princin Çarls.

Shkollat Montesori njihen me metodat e tyre liberale në arsim, që përfshin klasa me mosha të përziera dhe nxitjen e fëmijëve të mësojnë më të pavarur.
 
Data e shpalljes 21.12.2015 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook