#AEDIÇFARË Intervistë me Sefer Selimin: Të rinjtë duhet ta dinë se çfarë do të rezultojë nga zgjedhja e tyre në kuptimin thelbësor

 
A mund të na tregoni se çfarë është #AEDIÇFARË? Kush dhe si e filloi?

#AeDiÇfarë është një projekt i madh i Demokrasi Lab, i cili po zbatohet në të gjithë vendin dhe që ka për qëllim të informojë qytetarët për referendumin e ardhshëm më 30 shtator. Qëllimi përfundimtar është t'i japë qytetarëve mundësinë për të marrë informacion mbi tema të caktuara që janë me interes për komunitetin e tyre dhe njëkohësisht të informojnë për atë se si anëtarësimi i Maqedonisë në BE mund të ndikojë në këto çështje lokale.



Demokrasi Lab është organizatë qytetare e angazhuar për forcimin e rolit të qytetarëve në proceset demokratike. Slogani i organizatës sonë është Demokracia që funksionon për të gjithë, sepse gjithmonë përpiqemi të gjejmë mënyra për ta kapërcyer hendekun midis njerëzve dhe proceseve që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Maqedonia gjendet në periudhën historike dhe referendumi i ardhshëm do të modelojë të ardhmen e vendit. Rezultati do të ketë një ndikim të madh te të rinjtë tanë, prandaj donim të jepnim kontributin tonë që ata të jenë të vetëdijshëm për të.

Të rinjtë duhet ta dinë se çfarë do të rezultojë nga zgjedhja e tyre në kuptimin thelbësor. Për këtë qëllim, si pjesë e projektit #, ne organizojmë ngjarje në formën e dialogëve në shtatë komunitete të ndryshme me demografikë të llojllojshme dhe diskutojmë për aspektet kryesore të vendimit dhe ndikimin e saj në komunitetin lokal. Ne jemi gjithashtu të pranishëm dhe komunikojmë me qytetarët përmes mediave sociale, me qëllim që të kontribuojmë që faktet të diktojnë tregimin. Në fakt, ajo që po përpiqemi të bëjmë është të fillojmë një dialog të rëndësishëm social për çështjet reale që lidhen me këtë temë.

A është ky projekti i parë në portofolin e Demokratski Lab?

Demokrasi Lab si organizatë është aktive në sfera të ndryshme dhe vazhdimisht përpiqet të aktivizojë qytetarët dhe vendimmarrësit në shoqërinë tonë. Kemi realizuar projekte të ndryshme me këtë qëllim, përfshirë debatet publike dhe diskutimet mbi çështjet sociale, pajimin e të rinjve me mjete dhe njohuri për realizimin e ideve të tyre në komunitetet lokale, ngjarje të PeaceTech Lab, të cilat ishin një urë midis teknologjisë dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të krijoheshin mjetet digjitale për avancimin e demokracisë sonë, etj.

Vazhdimisht përpiqemi të gjejmë mënyra për të qenë inovativ dhe t'i sjellim institucionet më afër qytetarëve. Në fakt, institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, por ato mund të funksionojnë vetëm nëse qytetarët janë aktivë në komunitetet e tyre.

Çfarë ju frymëzoi Ju dhe Demokrasi Lab të përfshiheni në këtë projekt dhe të filloni bisedën për informimin e qytetarëve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE?

Kjo është një pyetje komplekse, por përgjigja është shumë e thjeshtë. Unë mendoj se biseda duhet të jetë pikërisht në këtë temë. Më mirë të kem një dialog social për të ardhmen sesa për të kaluarën tonë.

Nga e kaluara mund të mësojmë shumë, por e ardhmja e ndritshme është ajo që mund të frymëzojë ndryshimet. Ka shumë fakte për mundësitë që do të bëjnë ndryshim thelbësor në shoqërinë tonë dhe mendojmë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të. Ne, në fakt, nuk krijojmë përmbajtje të re, ne vetëm japim qasje në fakte dhe i ilustrojmë ato në një mënyrë të kuptueshme.



Demokrasi Lab është i angazhuar për të sfiduar status quo-në dhe të vendosë një ton të ndryshëm. Jemi të bindur se do të ketë shumë mundësi për qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile që t’i paraprijnë së ardhmes dhe duam ta ndajmë këtë vizion me të gjithë për një të ardhme më të mirë. Është një vizion që bazohet në përvojat e mëparshme nga vendet fqinje, nga historitë e suksesit dhe nga ndryshimet pozitive. Nga kjo mund të mësojmë shumë.

Ku mund publiku të mësojë më shumë rreth këtij projekti?

Jemi të pranishëm në platforma të ndryshme. Mund të gjeni më shumë rreth projektit në faqen tonë të internetitwww.demlab.org, dhe në faqen e Facebook të Demokraci Lab dhe profilin tonë në Instagram.

Cila është sfida më e madhe me të cilën përballet projekti #AEDIÇFARË?

Diskursi politik në Maqedoni është i polarizuar dhe është temë rreth së cilës ka shumë përçarje. Është e pakëndshme që të merremi me tema të tilla, prandaj instinkti primar mes të rinjve është t’i shmangen asaj. Por kjo nuk duhet të ndodhë. Pikëpamjet e të rinjve janë të rëndësishme, sepse politikat kanë pasoja afatgjate dhe pikërisht ne të rinjtë duhet të jetojnë me ato. Duhet t’i udhëheqim diskutimet dhe gjatë kësaj të mos jemi idealistë, por as nuk duhet të ikim prej tyre. Ne nuk mund ta lejojmë veten të jemi më në margjina sepse ne të rinjtë jemi drejtuesit e ndryshimeve.

Ndonjëherë nuk është më së lehti t’i bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për këtë, por kjo është një sfidë për të cilën ne jemi të përgatitur dhe punojmë me përkushtim. Ne jemi demokraci e re dhe kjo nuk është surprizë - jemi të befasuar pozitivisht nga reagimet e deritanishme, por megjithatë jemi ende optimistë të kujdesshëm në lidhje me rezultatin përfundimtar.

Ngjarjen Tuaj të parë e organizuat në Strugë, ku diskutimi u fokusua në arsimin e të rinjve. Si ishin reagimet e publikut lokal dhe cila është përshtypja juaj nga kjo ngjarje e parë?

Ne në fakt e hulumtuam këtë komunitet dhe nuk donim me supozimet tona të bëjmë ngjarjen për Strugën. Donim të flasim për diçka që ju intereson të rinjve të këtij komuniteti dhe sipas hulumtimit tonë tema që shkaktoi interes më të madh ishte arsimi. Prandaj, temën që e zgjodhëm për ngjarjen janë mundësitë për arsimin e të rinjve në Maqedoni si vend anëtare e BE-së.

Ftuam folës të cilët kanë ekspertizë dhe përvojë praktike dhe të cilët mund të ndajnë pikëpamjet e tyre me të rinjtë në Strugë dhe t'u përgjigjen pyetjeve të tyre. Ajo që është më me rëndësi, ngjarja nuk ishte në formë të ligjëratave - por ishte bisedë. Të rinjtë që ishin prezent vërtet ishin të interesuar për temën dhe për folësit, parashtruan pyetje të rëndësishme dhe ishin pjesë e bisedës produktive. Konsideroj se njerëzit u larguan nga kjo ngjarje më të informuar në lidhje me këtë temë dhe për atë se si vendimi më 30 shtator do të ndikojë mbi arsimin në Maqedoni.

Ngjarja në Strugë ishte përvojë më intensive dhe me padurim presim të organizojmë ngjarjet të tjera nëpër Maqedoni.

Në të ardhmen do të ketë më tepër ngjarje. Ku dhe kur do të ndodhin, dhe për çfarë do të bisedohet gjatë tyre?

Donim të përfshijmë komunitete të ndryshme në projekt. Tani më mbajtëm #AEDIÇFARË ngjarje në Strugë, Shuto Orizar dhe Shtip, ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme do të mbajmë ngjarje në Tetovë, Kavadarc, Manastir dhe Kumanovë. Në çdo komunitet do të flasim për tema të ndryshme. Për shembull për #AEDIÇFARË Tetovë, që do të ndodhë më 17 shtator, folësit tanë do të flasin për sipërmarrësin dhe mundësitë për biznes për Maqedoninë si vende anëtare e BE-së. Temat të tjera janë në lidhje me zhvillimin ekonomik rajonal, bujqësinë, mbrojtjen e mjedisit jetësor etj.



Donim të sigurohemi se tema e bisedës që do të ndodhë t'i përshtatet komuniteteve në fjalë. Kjo na e vështirëson punën, sepse duhet të jemi shumë fleksibil dhe të përshtatemi, por mendoj se rruga më e vështirë do të shpaguhet. Të gjithë kanë merita për këtë, ndërsa përpjekjet tona e dërgojnë pikërisht këtë mesazh.

Çfarë ka punuar tjetër Sefer Selimi, dhe çfarë po punon për momentin, përpos këtij projekti?

Projekti #AEDIÇFARË merr shumë kohë dhe mund, por çdo herë përpiqem të përfshihem në sa më shumë aktivitete. Hapëm Qendër të re për të Rinj dhe komuniteti në Gostivar, e cila ju ofron hapësirë të sigurt të rinjve dhe komunitetit t'i zhvillojnë shkathtësitë e tyre, të ngelin të përfshirë në aktivitete civile dhe të ndikojnë pozitivisht mbi jetën e përditshme në Gostivar.



Çfarë mund të presim nga Demokrasi Lab në të ardhmen?

Shumë ide na rrotullohen në kokë dhe vetëm mund t'ju them se mund të prisni shumë në të ardhmen. Gjithçka që do të bëjmë do të jetë në frymën e krijimit të kushteve që demokracia të jetë funksionale për të gjithë. Përpiqemi të bëhemi kreativ dhe të gjejmë mënyra të reja dhe qasje të reja drejt temave të ndryshme. Për shkak se shohim, se ekzistojnë shumë ndasi dhe polarizim në vendin tonë mbi baza politike dhe etnike, do të investojmë shumë energji në aktivitete të cilat i afrojnë dhe i pajtojnë bashkëqytetarët tanë.
 
Data e shpalljes 21.09.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook