Norvegjia ndërton qendrën më të madhe të mbyllur të skijimit

 
Qendra më e madhe e mbyllur e skijimit do të ndërtohet 10 minuta larg Oslos.

nghgyj

Kjo është më tepër se një qendër skijimi. Do të ndërtojmë hotel, apartmane dhe akademi dimërore si dhe shitore. Do të jetë një destinacion i shkëlqyeshëm - thotë drejtori ekzekutiv Kjetil Fledmark-Larsen.

Më 9 shtator 2015 u miratua konstruktimi i projektit, thonë nga „Selvaag Group“, kompania që kishte për detyrë këtë. Pas katër viteve të planifikimit dhe inxhinierisë superiore, do të punojmë sëbashku me firmën arkitektonike „Snøhetta“ për plane më të detajuara, shtojnë nga kompania.

Ndërtesa gjashtëkatëshe do të ketë 36.000 metra katrorë borë dhe 505 rrugë të gjatë skijimi e cila do të jetë mbi 100 metra e gjerë. Rruga e skijimit do të ketë pesë ashensorë për ski, tre rrugë të ndryshme dhe kapacitet për 5000 skijues në orë.

Qendra e skijimit do të ketë edhe një rrugë të mbyllur cross-country, ku 1.000 njerëz do të mund të skijojnë sëbashku.

Konstruktimi do të fillojë kah fundi i vitit 2015. Po e shpërngulim borën në qytet - gjatë tërë vitit - thotë Fleedmark-Larsen. Do të ndërtojmë skijim cross-country në katin e tretë dhe një rrugicë të pjerrët skijimi. Fëmijët dhe të rinjtë do të mund ta kombinojmë skijimin me shkollën. Kjo është qendra e ardhshme e trajnimit për sportet dimërore.

„Snowworld“ afër Ahenit në Holandë për momentin ofron rrugën më të madhe të mbyllur, ndërsa qendra e skijimit ka 35,000 metra katrorë borë.

Dubai mban rekordin për rrugën më të gjatë të skijimit, me 400 metra rrugë, edhepse ky qytet planifikon ta tejkalojë rekordin e vet duke ndërtuar rrugë prej 1,2 kilometrave deri më vitin 2020.
 
Data e shpalljes 21.09.2015 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook