Myslimanët sot festojnë Kurban Bajramin

 
Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i cili te shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Foto: Medial.mk

Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice, shkruan Gazeta Express.

Manifestimi qendror në Maqedoni u mbajt në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve dhe figurave fetare, kishte të pranishëm edhe ministra qeveritarë si dhe deputetë në Kuvendin Republikan, transmeton Portalb.

Fillimisht, besimtarët falën namazin e sabahut, pas çka për rreth një orë vijoi një program i pasur nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), ku organizatori kishte përgaditur recitime nga Kur’ani dhe këndim të ilahijeve.

Hutben e Bajramit në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, i cili mungoi në eventin solemn, e lexoi nxënësi i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Orhan Zendeli, i cili përçoi mesazhin për paqe dhe bujari.

“Përkushtimi ndaj një jetimi, ndaj një plaku, ndaj një nënë skamnore, ndaj një nxënësi apo studenti në nevojë, të gjitha këto mund ta kenë peshën e një kurbani, prandaj vepra të mira pa ndalë, bëjini për Allahun sepse ashtu gjithmonë do të jeni nën mëshirën e tij dhe të shpërblyer në këtë botë dhe në botën tjetër”, ishte mesazhi i kryetarit të BFI.
 
Data e shpalljes 21.08.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook