Kjo sipërmarrëse e re po shpëton botën nga mbeturinat plastike

 
srhhr

Pse shpenzojmë mjedisin tonë të shtrenjtë dhe resurset e tij duke krijuar me miliona shishe të plastikës për shampo, losion, kremëra dhe prodhime tjera kozmetike, kur 90% e këtyre prodhimeve është ujë? Pikërisht për këtë, Brien Vest ka dashur të gjejë diçka krejtsisht të re dhe të ndryshme ekologjike. Ajo ka krijuar linjën e prodhimeve, të quajtur Etik.

Etik nxjerrin ujin nga prodhimet tradicionale kozmetike dhe prodhojnë kube të ngurta, të cilat janë shumë më të përqëndruara dhe lehtë për tu bartur, qëndrojnë më gjatë dhe janë më të mirë për mjedisin. Etik poashtu i paketon kubet në letër bio-zbërthyese, në vend të plastikës. Deri më tani, këto prodhime kanë shpëtuar planetin nga 60.000 shishe, gjegjësisht nga një tonelatë plastikë. Qëllimi është që të arrihen një milion shishe gjer në vitin 2020.

Etik është kompania e vetme në botë e cila krejtsisht i përkushtohet prodhimtarisë së kubeve të ngurta në vend të prodhimeve të lëngëta. Shpikësja Brien, e cila ka studiuar shkencat biokimike, i formulon vetë prodhimet në  laboratorin e kompanisë Etik, i cili është neutral nga karboni. Ajo ka ekip prej gjashtë personave të cilët punojnë me prodhimet, i paketojnë dhe i dërgojnë në vende të ndryshme të botës.
 
Data e shpalljes 21.08.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook