Shikimi i tepërt i televizorit në fëmijëri ndikon në marrëdhëniet e mëvonshme

 
Televizori ndikon keq në socializimin e fëmijëve, tregon një hulumtim i ri i zbatuar në Kanada.

cgfthrujn

Linda Pagani nga Universiteti në Montreal ka punuar me rreth 2.000 fëmijë në moshë prej 29 muajve, dhe pastaj edhe gjatë klasës së gjashtë në shkollë.

Fëmijët janë analizuar për shprehitë e tyre të të shikuarit televizor dhe për raportet e tyre me bashkënxënësit gjatë fëmijërisë më vonë. Fëmijët që kalojnë më tepër kohë duke shikuar televizor kanë raporte më të këqia me bashkëmoshatarët në shkollë.

- Më tepër kohë para televizorit do të thotë më pak kohë për komunikim në familje, që është bazë kur bëhet fjalë për socializim - thotë profesoresha Pagani.

Shikimi i tepërt i televizorit në fëmijëri lidhet edhe me deficitin e zhvillimit të lidhur me funksionet e trurit për zgjidhje të problemeve, rregullimi i emocioneve dhe kontakti social pozitiv.

Përveç kësaj, televizori mund të jetë arsye edhe për vështirësitë e mbajtjes së kontaktit me sytë, që mund të ndikojë në krijimin e shoqërive, shkruhet në raportin e hulumtimit.

Profesoresha Pagani ka punuar me 991 vajza dhe 1,006 djem që janë rritur në Kanada. Prindërit kanë raportuar për shprehitë e tyre kur i bëhet fjalë për shikim e televizorit, derisa ta kanë treguar për raportet e tyre në shkollë.

Akademia amerikane e pediatrisë këshillon 1-2 orë shikim të televizorit në ditë për fëmijë në moshë prej 2 e më tepër vjeç. Pagani këshillon më shumë loja dhe biseda me familjen dhe shoqërinë që fëmijët të kenë mundësi të njihen me raportet ndërnjerëzore dhe të jenë të aftë për marrëdhënie sociale.
 
Data e shpalljes 21.07.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook