Në hapësirat e fshehta të "Ikeas"

 
Çdo vit, në Ikea shikohen me milion fotografi për katalogët që do të lexohen nga 400 miliona njerëz në 48 shtete të botës.

gfgfyy

Ikea është themeluar nga Ingvar Kampard në moshën e tij 17-vjeçare. Brendi sot ka vlerë prej 14 miliarda dollarëve. Kompania tani udhëhiqet nga i biri i themeluesit, por ky brend është në pronësi të një organizate humanitare.

Më 30 qershor do  të hapet muzeu i parë i Ikeas në Almhult ku do të përshihet një qendër mediale, koleksione më të reja, punëtori për dizajn, studio për prototipe dhe laboratore për testime. Prapa koleksioneve dhe versioneve fillestare të prodhimeve, biznesi i vërtetë do të zhvillohet nëpër laboratoret e testimit. Atje, dizajnerët do ti përmirësojnë krijimet e tyre për konsumatorët.

hftyjyyk

Ekipet për komunikim i mbledhin idetë e reja nëpërmjet rrjeteve sociale dhe rregullisht i vizitojnë shtëpitë e njerëzve në botë për tju ndihmuar dizajnerëve të kuptojnë se si vërtet njerëzit jetojnë. Nëpër këto laboratore ka pajisje për realitet virtual, me të cilat krijohet version virtual i dhomave që do të prodhohen më vonë.

Pas fazës së dizajnerëve, prodhimet dërgohen në laboratorin e testimit, ku dyshekët digjen me cigare dhe testime të ngjashme. Materialet testohen me pështymë dhe lëngje, qirinjtë lihen të digjen etj. Tërë kjo zbatohet nga një ekip prej 12 dizajnerëve dhe 3 praktikantëve.

3258978

Hana Dolrot e cila krijon materiale për prodhimet më të reja të Ikeas thotë që është e mrekullueshme se sa i madh është ndikimi i tyre.

"Nëse mendoni që dizajni juaj është kudo nëpër botë, është një gjë shumë e madhe për tu kuptuar", thotë ajo.
 
Data e shpalljes 21.06.2016 në kategorinë Art
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook