Arti antik i një shpelle që sigurisht nuk është vizatuar nga dora e njeriut

 
Ato vepra artistike të vjetra që ndonjëherë janë bërë në Gjermani, ndoshta aspak nuk janë ashtu. Hulumtuesit zbulojnë që mbeturinat antike në shpellën Menderel sigurisht nuk kanë qenë të krijuara nga njerëzit.

mkjduigfd

Sipas Xhulia Blumenreter, hulumtuese e cila ka analizuar vizatimet gjatë tezës së saj për master, ato sigurisht janë bërë nga ana e fuqive natyrore. Zbulimi i saj nuk përputhet me përfundimet e arkeologëve të cilët të parët i kanë analizuar këto vizatime dhe të cilët kanë thënë që vizatimet rreth 14 000 vjet të vjetra, janë vizatuar nga njerëzit dhe kanë lidhje me fertilitetin. Raporti preliminar i ekipit tregon që vizatimet nuk janë bërë me mjet të mprehtë.

- Nëse këto vija janë bërë nga njerëzit, do të kishim dëshmi të qarta që janë përdorur pajisje nga Epoka e Gurit si dhe vizatime të ngjashme nëpër lokacione tjera - spjegojnë hulumtuesit.

Fakti që nuk ka asnjë vizatim të ngjashëm rreth shpellës 75-metërshe tregon që format, të cilat janë gjetur në mbeturinat e mineralit, ndoshta aspak nuk janë vepra të vjetra artistike.

Dëshmi tjetër është siguruar nga hulumtuesja Blumenreter e cila duke përdorur mikroskop digjital dhe 3D skanim ka rikonstruktuar vijat në mënyrë digjitale dhe i ka karahsuar me shembuj tjerë të artit nëpër shpella dhe ka përfunduar që vizatimet sigurisht nuk janë bërë nga dora e njeriut.
 
Data e shpalljes 21.05.2016 në kategorinë Art
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook