Ministria e Arsimit shqyrton zgjidhje për uljen e numrit të nxënësve

 
Shpërngulja e qytetarëve po ndikon dukshëm edhe në institucionet arsimore, ku numri i nxënësve për çdo vit shënon rënie të madhe. Zv ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, thotë se janë duke ndjekur situatën dhe se po analizojnë të gjitha të dhënat nga terreni, mirëpo pa ndonjë plan konkret mbi zgjidhjen e kësaj problematike, transmeton Alsat-M.

-Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës jemi duke i shikuar dhe analizuar të gjitha ato të dhëna dhe të gjitha trendet që vijnë nga gjendja real në teren dhe sigurisht se do të marrim vendimin duke pasur parasysh nevojën dhe kërkesën për arsimimin edhe të çdo individi të çdo nxënësi i cili shpreh dëshirë dhe interes që të vazhdoj arsimimin e tij – tha Ademi.


Foto: Pixabay

Sociologu Gjorgji Tonovski thotë se ne kemi harruar tashmë fazën e kurbetit dhe kemi ardhur më afër situatës së shpërnguljes familjare.

-Por ajo që është edhe më e tmerrshme është se ne kemi harruar tashmë fazën e kurbetit dhe kemi ardhur më afër situatës së shpërnguljes familjare, por shpërngulje familjare që përfshin edhe të diplomuar, domethënë, njerëz që mund të jenë edhe atë sa të dobishme për një lloj cilësie apo krijimin intelektual në shoqërinë e Maqedonisë. Edhe më keq se kjo është se ne kemi të ashtuquajturin emigracion një drejtimesh ose biletë një drejtimesh në një mënyrë do të thotë emigrantët tanë kur largohen rrallë njëri prej tyre do të thotë se ndoshta një ditë do të kthehen – deklaroi Gjorgji Tonovski, Profesor i Sociologjisë.
 
Data e shpalljes 21.04.2018 në kategorinë Arsim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook