Njerëzit mbi moshën 40-vjeçare janë më produktiv nëse punojnë tre ditë në javë

 
Njerëzit në moshën 40-vjeçare kanë performanca më të mira dhe janë më produktiv nëse punojnë tre ditë në javë.

rereerg

Hulumtuesit zbuluan që performanca kognitive e njerëzve të kësaj moshe përmirësohen nëse java e tyre punuese përmban gjer më 25 orë në javë. Kur këto orë punuese kalojnë 25-orë, atëherë performancat e tyre ulen, ndërsa stresi dhe lodhja rriten.

Për raportin e shpallur nga "Melbourne Institute Worker Paper" janë ftuar 3000 meshkuj dhe 3500 femra nga Australia për të bërë një seri testimesh kognitive, përderisa janë analizuar shprehitë e tyre të punës.

Hulumtimi zbulon që ata njerëz të cilët kanë punuar 25 orë në javë kanë pasur performancat më të mira, ndërsa ata që kanë punuar 55 orë në javë treguan rezultate më të këqia se pensionistët dhe pjesëmarrëist e papunë.

Njëri nga tre autorët, profesori Kolin Mekenzi nga Universiteti Keio, thotë - Shumë shtete do ta rrisin moshën kur njerëzit kanë të drejtë të fitojnë pension. Kjo do të thotë që më tepër njerëz do të vazhdojnë të punojnë edhe në fazat më të vonshme të jetës. Niveli i stimulimit intelektual i cili mund të varet nga orari i punës. Puna mund të jetë shpatë me dy maja, mund ta stimulojë aktivitetin e trurit por njëkohësisht, orari i gjatë i punës mund të shkaktojë lodhje dhe stres, me çrast dëmtohen funksionet kognitive".
 
Data e shpalljes 21.04.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook