9 shprehi të përditshme të cilat do t'ju bëjnë më të lumtur

 
Lumturia është masa e vetme për sukses personal. Për ti bërë të tjerët të lumtur është dëshmia më e madhe e suksesit, mirëpo është thuajse e pamundur ta bëni këtë nëse ju vetë nuk jeni të lumtur.

Duke pasur këtë parasysh, do të përmendim disa ndryshime të vogla të cilat mund t'i zbatoni për të zmadhuar lumturinë tuaj dhe tek ata rreth jush.

 

err


1. Filloni çdo ditë me pritje

Nëse ekziston një e vërtetë e madhe për jetën, ajo është që lumturia varet nga pritjet tona. Prandaj, kur ngriheni nga krevati, mendoni që diçka e bukur do të ndodhë sot. Ndoshta keni të drejtë.

2. Ndani kohë për të planifikuar


Stresi më i madh paraqet perceptimi që keni shumë punë. Në vend që të nevrikoseni për këtë, zgjedhni diçka që, nëse e përfundoni sot, do tju afrojë drejt qëllimit në jetë. Atëherë, le të jetë ajo gjëja e parë që bëni.


3. Dhuroni diçka

Nuk është fjala për dhuratë të paketuar. Dhurata juaj mund të jetë buzëqeshja juaj, një fjalë falënderimi ose inkurajimi, edhe një përshëndetje e ëmbël.

4. Shmangni bisedat politike


Bisedat në lidhje me politikën ose fenë asnjëherë nuk do të marrin përgjigje të saktë, por lehtë mund ti hidhërojnë njerëzit.

5. Supozoni që njerëzit kanë qëllime të mira


Për shkak se nuk mund të lexoni mendime, nuk mund të dini se njerëzit çfarë duan dhe çfarë mendojnë. Duke shtuar motive të këqia njerëzve me sjellje të çuditshme do tju jep një mërzi tjetër në jetë, ndërsa supozimi se njerëzit kanë qëllime të mira do tju jep hapësirë për më pak mendime negative.

6. Hani ngadalë dhe ushqim cilësor


Shumë rrallë mund ti lejoni vetes të uleni të hani rehat, sidomos kur jeni në punë. Mundohuni të paktën një herë në javë të hani diçka të shijshme dhe cilësore. Do të jeni të kënaqur dhe më të gëzuar.

7. Lëreni rezultatin përfundimtar

Armiku i madh i lumturisë është shqetësimi i cili bazohet në ngjarje të cilat janë jashtë kontrollit tuaj. Kur do të ndërmerrni aksion, nuk ka kthim. Fokusohuni në punën më shumë sesa në fantazinë e çuditshme dhe në mendimet se çfarë mund të ndodhë.

8. Fikeni televizorin në prapavijë

Shumica e lënë televizorin hapur derisa bëjnë diçka tjetër. Mendoni a është ky një shpenzim i arsyeshëm i energjisë.

9.Përfundoni çdo ditë me falënderim

Para se të bini të flimi, shkruani të paktën një gjë të mirë që ju ka ndodhur atë ditë. Çfarëdo që ju ka bërë të lumtur atë ditë, të paktën për një çast, bëhuni falënderues për të sepse ndoshta asnjëherë nuk do të përsëritet.

 
Data e shpalljes 21.04.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook