#AeDiÇfarë? Në Shtip flitej për të drejtat e punëtorëve dhe standardi jetësor në Maqedoni si vend anëtar i BE

 
Ngjarja e tretë nga sërë ngjarjesh me titullin #AeDiÇfarë u mbajt të enjten e kaluar (13.09.2018) prej ora 17:00 në bibliotekën e qytetit “Goce Delçev” në Shtip, kurse tema kryesore e diskutimit ishin të drejtat e punëtorëve dhe standardi jetësor në Maqedoni si vend-anëtar i BE.


Moderator i ngjarjes ishte Nazim Rashidi, kurse bashkëbiseduesit e tij ishin Kristina Ampeva, aktiviste shumëvjeçare e cila lufton për të avancimin e të drejtave të punëtorëve të punëtorëve tekstil në Shtip dhe në rajonin e gjerë, dhe Igor Jadrovski, përfaqësues i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut e Republikës së Maqedonisë, jurist që punon për ofrimin e ndihmës falas juridike për ato persona të cilëve ua kanë shkelë të drejtat e njeriut ose të drejtat e punëtorëve.



Mbi 70 mysafir ishin të pranishëm në ngjarjen, që nisi me “mini-ekspozitë”, ku u shfaqën të dhëna të ndryshme për vendin në krahasim me fqinjët tanë pas anëtarësimit të tyre në BE. Pasi folësit i shpjeguan qëndrimet e tyre për të drejtat e punëtorëve, i arsyetuan problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët në vend dhe shpjeguan se si do avancohet standardi jetësor në Maqedoni si vend anëtar i BE, të pranishmit kishin mundësi të parashtrojnë edhe pyetje shtesë mbi temën.



Më së shumti u diskutua për direktivat ekzistuese të BE dhe rregulloret që kanë të bëjnë me përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, ofrimi i ndihmës efikase dhe qasshme juridike pa pagesë, roli i përforcuar i sindikatave në BE, si dhe mekanizma tjerë që do kishin përmirësuar kushtet e punës në industrinë tekstile dhe në industritë e afërta.



Kjo ngjarje është pjesë e projektit #AeDiÇfarë që e udhëheq Demokrasi Llab në nivel kombëtar me qëllim që të edukon qytetarët për një pjesë të temave që i prekin bashkësitë e tyre dhe mundësitë që i ofron Bashkimi Evropian për shtetet anëtare gjatë ballafaqimit dhe gjetjes së zgjedhjes së mundshme për sfidat e ngjashme.


Sefer Selimi, themeluesi i Demokrasi Llab si platformë për ndërtim dhe përforcim të vlerave demokratike veçanërisht tek të rinjtë dhe tek sektori qytetar, thekson se të gjithë palët e interesuara janë të mirëseardhura të marrin pjesë në ngjarjet që të kuptojnë më shumë dhe të informohen për ato tema që i prekin. Informata në detaje mbi kohën, vendin dhe temën e diskutimit në dialogët e ardhshëm mund të gjenden në Fejsbuk faqen e Demokrasi Llab.

Të #AeDiÇfarë dialogët mund të ndiqen edhe me transmetim live në Fejsbuk faqen e Demokrasi Llab.
 
Data e shpalljes 20.09.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook