Vizatim shqetësues që shfaq fatin e fëmijëve në Siri

 
Fotografia e fëmiut pesëvjeçar nga Siria i cili ende është në shok pasi u nxjerr nga rrënojat pas sulmit ajror të bombarduesve rus, tërhoqi vëmendjen e mediave botërore të enjten.

hjkhou

Omran Dakneshin e shpëtoi një vullnetar nga "White helmets" në Alepo dhe u vendos në spital. Pamja e fëmiut të mbuluar me gjakun e tij është tronditëse, me një plagë të madhe në kokë.

Prindërit e tij janë gjetur të gjallë dhe familja sërish është sëbashku. Sirianët thonë që Omran mund të jetë ambasodori i tyr ei ri, nëse shfaqet mundi për ti vënë fund luftës shkatërruese pesëvjeçare.



Artistët, me një fotografi shqetësuese mundohen ta theksojnë ngjarjen e Omranit si arsye e mjaftueshme që fuqitë botërore ta ndalin gjakderdhjen në Siri.

Tërë jeta e Omranit është kapluar nga lufta, pikërisht këtë dëshiron ta theksojë karikatiruisti sudanez Halid Albaih, që fëmijët sirian nuk kanë zgjidhje në jetë. Omrani pesëvjeçar u shpëtua nga rrënojat e Alepos, ndërsa më parë trevjeçari Alan Kurdi u fundos në Detin Mesdhe. Lufta e Sirisë mori me vete 400.000 viktima, dhe braktisi 11 miliona njerëz jashtë shtëpive të tyre.
 
Data e shpalljes 20.08.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook