Arrijnë edhe "USB flash drive" të ri pa tel

 
Me rezolucionet e larta të videos dhe fotografive, papritur ju vjen njoftim që smartfoni juaj nuk ka më memorje.

yh67uuj

Shumica prej nesh përdorin SD kartelë për zmadhimin e kapacitetit të ruajtjes, por nëse jeni adhurues i madh i muzikës ose dëshironi t'i ruani të gjitha fotografitë e shoqërisë dhe familjes suaj, atëherë e dini rëndësinë e memorjes.

"SanDisk" solli një zgjidhje të shkëlqyeshme për mjetet që kanë Wi-fi, siç janë smartfonat iPhone, Samsung Galaxy etj. Bëhet fjalë për "Connect Wireless Stick" me 128 GB vend për ruajtje të të dhënave. Është një stik i cili pa tel përcjell tërë atë që ju nevojitet.

"SanDisk" më parë krijoi USB drive-in e parë për celularë me "Type -C Connector" për përdoruesit. Kompania edhe më parë ka krijuar stika pa rrjet, por ky është më i madhi - 128 GB.

Me çmim prej 99 dollarëve, kjo USB jep alternativë të shkëlqyeshme për të dhënat në celularin tuaj.

695417
 
Data e shpalljes 20.07.2015 në kategorinë TED Ideas
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook