Çfarë zbulon ngjyra e syve për njeriun?

 
Çfarë ngjyre do t'i keni sytë varet nga kombinimi i 12 - 13 gjeneve, dhe përveç që ndikojnë në ngjyrën e syve, ato gjene kanë edhe role të tjera. Nuk thuhet kot që sytë janë pasqyrja e shpirtit, dhe në domethënie të drejtpërdrejtë, ato janë dhe pasqyre e shëndetit, shprehive dhe mundësive.

asfdsgw

Edhepse është i njohur mendimi që ngjyrën e syve e përcaktojnë vetëm dy gjene, shkencëtarët thonë që kjo është budallallëk.

Çfarë tjetër mund të lexohet nga ngjyra e syve?

Sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit me sy të hapur (të kaltër dhe të gjelbër) më mirë e durojnë dhimbjen nga njerëzit me sy më të errët. Hulumtimi është zbatuar në Universitetin e Pitsburgut me 58 gra shtatzënë, dhe është dëshmuar që njerëzit me sy më të hapur më mirë i durojnë dhimbjet e lindjes.

Poashtu, ato të cilat pas lindjes kanë pasur më pak probleme, kanë pasur nivel më të ulët të depresionit postnatal dhe më pak mendime negative.

Dr. Xheri Louhelejnen, profesor i bilogjisë molekulare në Universitetin Xhon Mors, hulumton si gjenet ndikojnë mbi ngjyrën e syve. Ai thotë që ngjyra ndikon mbi detektimin e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

"Gjenet  që qëndrojnë pas ngjyrës së syve bëjnë multitasking dhe janë kryesore edhe për disa gjëra të tjera në organizmin tonë."

Hulumtimi i zbatuar nga Universiteti Xhorxhia në Atlantë, në të cilën janë përfshirë më shumë se 12.000 njerëz, ka zbuluar që njerëzit me sy më të hapur konsumojnë shumë më tepër alkool se ata me sy më të errët.

Njerëzit me sy të errët më shpejt reagojnë nga sykaltërit, për shembull kur bëhet fjalë për frizbi, tenis ose ndonjë sport të ngjajshëm.

"Një person i vetëm që ka lindur para 6.000 ose 10.000 vitesh është fajtor për të gjithë personat me sy të kaltër sot. Të gjithë më parë kemi pasur sy të kaftë", - thonë shkencëtarët.

Sytë e kaltër janë paraqitur krejt rastësisht, dhe një teori thotë që klima e ftohtë dhe moti i vranët kanë ndihmuar në përhapen e tyre. Mungesa e melaninës ka ndikuar në faktin që njerëzit e rajoneve veriore të kenë ngjyrë më të hapur të syve, sepse kështu mund të krijojnë vitaminën D e cila në ato rajone mungon sepse nuk ka mjaft dritë diellore.

Sytë e kaltër filtrojnë më pak dritë, dhe për këtë arsye njerëzit me sy të kaltër shohin më dobët kur ka diell. Poashtu, kanë rrezik më madh nga sëmundja e diabetit, tip 1.

 
Data e shpalljes 20.06.2014 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook