Mjekët kroat së shpejti do të transplantojnë zemra që kanë ndaluar së rrahuri

 
Transplantimi i zemrës që ka ndaluar së rrahuri së shpejti do të jetë i mundur edhe në Kroaci. Teknologjia e nevojshme për këtë operacion vlen mbi 1,5 miliona euro, ndërsa Ministria e shëndetësisë ka mbështetur projektin.

547

Kjo është risi e madhe në mjekësinë kroate, duke marrë parasysh që ky operacion mund të bëhet vetëm në dy shtete tjera në botë, Australi dhe Britani të Madhe.

Operacioni revolucionar është i mundshëm nëoërmjet përdorimit të teknikave të OCS (Organ Care System) që mundëson zgjatjen e kohës së transportimit të zemrës për transplatim deri më mbi katër orë.

Pajisja OCS, pëndryshe e quajtur zemër në kuti i ringjall zemrat dhe i ushqen me materiet e nevojshme ushqyese, duke imituar kushtet e organizmit njerëzor.

Mjekesha JAsna Brezak e cila di ta përdorë këtë pajisje, flet për problemet e deritanishme në operacionet për transplantim të zemrës

"Me çdo orë, tek pacienti zmadhohen gjasat e vdekjes për 20%. Katër orë janë pak kohë. Kjo do të thotë që për katër orë duhet të arrijmë nga ndonjë spital në veri të Evropës, i cili shpesh nuk gjendet pranë aeroportit," thotë ajo.
 
Data e shpalljes 20.05.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook