Ndahet nga jeta Avicii, ja si reagojnë Rita Ora dhe Dua Lipa

 
DJ i njohur suedez, Avicii (emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling) gjatë pasditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 28 vjecare. Ai ka vdekur në mesditë në Oman. Avicii është i njohur për hitet e tij “Wake me Up”, “Hey Brother”, si dhe me projektin e fundit muzikor në bashkëpunim me Rita Oren, “Lonely Together”, transmeton Portalb.

Rita Ora: Jam pa fjalë, më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer“, ka shkruar Rita shqiptare në Twitter.

Dua Lipa: Lajm shumë i keq për të dëgjuar se ka vdekur Avicii

“Lajm shumë i keq për të dëgjuar për shkuarjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar Dua në Twitter.

 
Data e shpalljes 20.04.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook