Kërkesat kryesore për çdo intervistë pune
Për shumicën prej nesh, intervista për punë është një makth. Dëshironi ta fitoni punën, por frikësoheni. Kjo nuk është asgjë përveç një lojë. Nevojiten disa hapa për të qenë të suksesshëm. Këto janë hapat kryesore.

Më shumë kopje nga rezymeja/CV-ja
Kur shkoni në intervistë merrni 3-5 kopje me vete. Pse? Ndoshta do të takoni dikë tjetër përveç punëdhënësit tuaj dhe kjo do të jetë mundësia jua je vetme tjua tregoni aftësitë tuaja.
Vishuni përshtatshëm
Kjo është një rregull e thjeshtë, por shumë njerëz nuk e ndjekin. Kjo nuk do të thotë që duhet të keni kostum me kravatë. Për disa intervista kjo është e tepruar. Vishuni thjesht dhe përshtatshëm.
Përpikmëri
Punëdhënësi juaj mund të vonohet për intervistë, por ju nuk duhet të arrini shumë herët ose shumë vonë.
Hulumtoni për kompaninë dhe për vendin e punës
Hulumtoni detajisht vendin e punës dhe kompaninë para se të aplikoni për intervistë. Aplikoni vetëm në rast se vërtet i përshtateni vendit të punës. Mos humbisni kohën e dikujt kot.
Çfarë dobie kanë ata prej jush?
Në intervistën për punë duhet të shkoni me një parafytyrim të qartë në kokë - Çfarë do të sillni në kompani? Ata nuk do tju paguajnë për të ndejtur kot.
Kujtoni arritjet e mëparshme
Kujtoni të gjitha arritjet e shkëlqyeshme nga vendet e mëparshme të punës ose nga ditët shkollore dhe rrëfeni ato kur do tju pyesin.
Jini të pranishëm me mendje
Shpesh, punëdhënësit parashtrojnë pyetje të papritura me qëllim që tju hutojnë. Përqëndrohuni që të mund tju përgjigjeni mirë këtyre trik-pyetjeve.