Në të ardhmen me çip në tru do të rritet inteligjenca e njeriut

 


Nëse mundesh, a do të fshihje disa kujtime që nuk i pëlqen dhe do t'i zëvendësosh me ato më të mira? Sa jeni të gatshëm të ndryshoni trurin tuaj për t'ju dhënë superfuqi?

Këto nuk janë vetëm pyetje hipotetike për Brian Johnson, themeluesin e kompanisë fillestare Kernel. Ai beson se në 15 vitet e ardhshme, njerëzit do të jenë në gjendje të zgjerojnë aftësitë natyrore të trurit të tyre, kështu që ai ka investuar 100 milionë dollarë për të ndihmuar në realizimin e kësaj.



Fokusi aktual i kompanisë Kernel, që Johnson e quan "kompani të inteligjencës njerëzore", po zhvillon teknika të reja për trajtimin e sëmundjeve neurologjike. Ata duan të ndërtojnë një çip të vogël implantues, të quajtur "neuroprosthetic", për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga dëmtimet e shkaktuara nga goditje, tronditje ose sëmundjes Alzheimer. Por qëllimi përfundimtar i Kernel është një vështrim në të ardhmen dhe vazhdimin e zhvillimit të çipit për përmirësimin kognitiv të trurit.

 
Data e shpalljes 19.11.2017 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook