Videolojë eksperimentale e cila i shndërron lojtarët në shkrimtarë dhe poetë

 
nmjkjbuio


Një grup "poetësh" ndër programuesit krijouan një videolojë e cila nuk ua harxhon kohën kot, dhe i nxit aftësitë tuaja kreative. Bëhet fjalë për lojën Elegji të botës së vdekur nga studioja për zhvillim të videolojërave në Boston, Dixhoban (Dejobaan).

Misioni i lojës është të hulumtohen civilizimet "e vdekura" të treshit të romantikëve, Bajron, Shelli dhe Kiths, të cilët kanë jetuar atje. Si protagonistë, pritet që ti shkruani avanturat tuaja në botërat e të tre poetëve. Ju jeni narrator i përvojava tuaja ekskluzive të cilat keni mundësi ti shpërndani me lojtarët tjerë të lojës. Elegjia mund të kërkojë prej jush që të shkruani tregim të shkurtër ose poezi për luftën dhe fatin tuaj të ditëve të fundit.

Siç thonë krijuesit "Më e rëndësishmja për ne është që ai i cili do ta provojë lojën të ketë përvojë pozitive, duke bërë diçka kreative".

Loja është ushtrim i shkëlqyer për nxënësit dhe studentët që duan t'i tejkalojnë vështirësitë gjatë shkruajtjes dhe në motivimin e ndjenjës së të qenit i dobishëm.
 
Data e shpalljes 19.08.2016 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook