Mësime të vështira që mësohen nga pranimi i mossuksesit

 
Ndonjëherë rruga e vështirë është e vetmja ku një person mund ti mësojë mësimet e nevojshme për tu forcuar, për të vazhduar më i fuqishëm, sidomos në botën e biznesit. Ndonjëherë nevojitet ta pranoni mossuksesin për të mësuar diçka prej tij.

erhfrh

1. Lëreni egon tuaj para derës - Pa marrë parasysh a keni lansuar prodhim dhe brenda natës keni fituar përdorues ose ua keni prezantuar shoqërisë dhe familjes, gjëja më e rëndësishme është ta leni egon tuaj dhe ti vlerësoni njerëzit që nuk e përdorin prodhimin tuaj. Me mijëra regjistrime nuk vlejnë nëse ata përdorues nuk kthehen më.

2. Përballuni me problemin - Në vend që të prisni që problemi vetë të zgjidhet, do të ishte mirë ti kushtoni vëmendje dhe ta zbuloni thelbin e tij. Zgjidhni problemin me disa ndryshime ose në kompani ose në sjelljen ndaj njerëzve. Vetëm kështu do të keni rezultat pozitiv.

3. Dëgjoni informatën e sinqertë kthyese (feedback) - Sipërmarrësit duhet ta bëjnë dallimin mes informatave që vijnë nga përdoruesit lojal dhe të përkushtuar prej atyre që vinë prej njerëzve që aspak nuk blejnë.

4. Shikoni afatgjatë
- Sipërmarrësit duhet të kenë një vizion afatgjatë të punës së tyre. NUk duhet menduar vetëm sot të kënaqen klientët. Nevojitet një plan afatgjatë që do të funksionojë në mënyrë të përkryer, që biznesi të mos ketë rënie.

5. Të mbeteni me atë që keni filluar
- Sipërmarrësit njihen me atë që i shkaktojnë shumë shtypje vetes. Për të mbetur pozitiv, sigurohuni që jeni në linjë me atë që ju motivon dhe me vlerat tuaja. Viktima fillon ta merr tatimin e vërtetë kur do ti humbasë pritjet e veta të cilat nuk përputhen më me vlerat.

 
Data e shpalljes 19.07.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook