Si duket fluturimi direkt mbi vullkan?

 
Roberta Mançino ka inçizuar një video vërtet unike promovuese për "GoPro". Në të, ajo fluturon mbi një ndër vullkanet më aktiv në Kili, Vilarika, shpall "The Metro".

fgtjty

Ajo merret me këtë sport ekstrem me vite. Në fillim të videos mund të shihet që ajo gjendet në helikopter i cili fluturon rreth vullkanit. Pastaj, ajo kërcen në kostumin e saj fluturues dhe rri pezull mbi vullkan.

Pasi ka fluturuar mbi vullkan, ajo ka aktivizuar parashutin dhe ka zbritur poshtë. Në këtë sfidë i janë bashkangjitur edhe dy persona tjerë.

"Ndjemë ngrohtësi, turbulenca dhe erë tymi", shkruan Mançino në profilin e saj të "Facebook"ut.

 
Data e shpalljes 19.06.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook