Qeveria e Islandës punësoi një student 22-vjeçar si përfaqësues të të rinjve

 
Ministria e punëve të jashtme e Islandës shpalli që në pozitën e këshilltarit për të rinj është emëruar Gauti Geirson, student i menaxmentit në universitetin në Rejkjavik.

nkjjhhi

Ministria ka emëruar Gunar Bragi Svensonin, student 22-vjeçar, si këshilltar, shkruan "Anadolu Agency". Këshilltari i ri i ministrisë , Gauti Geirson, studion menaxhment në Rejkjavik.

Thuhet që këshilltari i ri do ti kryejë detyrat e veta në punë dhe njëkohësisht do të vazhdojë me studimet.

Në shpalljen shtohet që Geirson ka mjaft përvojë pune të cilën e ka fituar gjatë udhëtimeve dhe punës nëpër anije. Studenti ka deklaruar që është i lumtur se ka mundësinë të bëhet këshilltar i shefit të diplomacisë në shtetin e vet.

- "Kjo ishte një befasi e bukur për mua dhe mezi pres ti përgjigjem sfidës", thotë studenti.

Ai poashtu thotë që gjatë punës në ministri do ta përfaqësojë zërin e të rinjve në qeverinë e Islandës.
 
Data e shpalljes 19.02.2016 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook