Kamp veror falas online për fëmijë i organizuar nga "Google"

 
A kishit dashur që fëmijët tuaj të marrin pjesë në kamp veror të organizuar nga "Google", "National Geographic", "NASA" dhe "Akademia Kan"?

drftjftu

Nëse brengoseni për rrugën dhe largësinë, nuk ka nevojë. Në këtë kamp veror fëmijët marrin pjesë nga shtëpia. Kampi është falas, i hapur dhe në disponim për secilin. Nuk duhet as të regjistroheni as të keni llogari të "Google". Nevojitet vetëm të hyni në faqen e Camp Google për të filluar.

Ky është një kamp 4-javor për fëmijë. Çdo javë mbahen udhëtime në terren si dhe aktivitete shkencore që përqëndrohen në ndonjë temë të caktuar, si p.sh oqeanet, hapësira, natyra dhe muzika. Në fund të javës, fëmijët fitojnë pikë për aktivitetet që i kryejnë.

Gjatë javës së parë, fëmijët do të ndjekin një ekip nga "National Geographic" që do të zhytet në afërsi të bregut atlantik për të mësuar për jetën nënujore, si dhe për mbeturinat e një anijeje. Aktivitetet tjera për Javën oqeanike përfshijnë mësime për lundrimin - pse disa sende qëndrojnë mbi ujë, e disa fundosen, dhe do të mësojnë se si delfinat e përdorin zërin nën ujë.

Të gjitha aktivitetet janë për fëmijë të moshës 7-10 vjeçare, por me mbikqyrje mund të kyçen edhe fëmijë më të vegjël. Nëse lëshoni ndonjë javë, mund të vazhdoni ku keni ndërprerë.

Qëllim i këtij kampi është të nxiten fëmijët të hulumtojnë dhe të interesohen për botën rreth tyre, si dhe ti zbulojnë përgjigjet e disa pyetjeve tipike të fëmijëve - "Si duket zëri? Çfarë jeton në oborrin tim? Çfarë hanë astronautët në gjithësi?" etj.
 
Data e shpalljes 18.07.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook