Në Estoni bie borë edhe në Qershor!

 
Në Estoni më 17 Qershor 2014 ra dëborë duke habitur banorët që nuk kishin parë diçka të tillë të ndodhte në 17 qershor që prej 32 vitesh.

“Hera e fundit që ra dëborë në qershor ishte 32 vite më parë dhe ekzaktësisht në të njëjtën datë, më 17 qershor 1982″, deklaroi Helve Meitern, e shërbimeve meteorologjike të Estonisë.
“Këtë natë temperaturat ranë nën zero”, shpjegoi ajo. “Kjo lloj anomalie ndoshta varet nga ndryshimi klimatik, por nuk jemi të sigurtë”, shtoi ajo.



Vala e të ftohtit erdhi pas temperaturash shumë të larta në maj, një muaj pas të cilit temperaturat arritën në 30 gradë Celcius në këtë vend të vogël balltik të Bashkimit Evropian që ka pak më shumë se një milion banorë, ku tempereaturat mesatare në qershor arrijnë në 18 deri në 20 gradë Celcius.

Temperatura më e lartë që është regjistruar ndonjëherë në Estoni ka qenë 35,6 gradë Celcius në gushtin e vitit 1992.
 
Data e shpalljes 18.06.2014 në kategorinë Ngjarje
Përgatiti: Sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook