Facebook kërkon miratimin e opsionit të njohjes së fytyrës

 
Facebooku ka filluar t’u kërkojë përdoruesve europianë dhe kanadezë të lejojnë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për t’i identifikuar ata në foto dhe video.

Facebook e ka nisur në vitin 2011 identifikimin përmes fytyrës te përdoruesit jashtë Kanadasë, por shumë shpejtë e ndërpreu nismën e tij për qytetarët e BE-së, pas protestave nga rregullatorët dhe aktivistët e privatësisë.

Kërkesa e re është një prej disa mundësive të parashtruara e pritet që dhe kjo masë të ngjallë debate të mëdha, transmeton Top Channel.


Foto: Pixabay

Skandali i lidhur me privatësinë e tronditi nga themelet kompaninë amerikane dhe e çoi deri në Kongres çështjen e përdorimit të të dhënave të saj nga firma konsulente britanike “Cambridge Analytica”.

Rrjeti social po përballet gjithashtu në ShBA me një aktpadi të lidhur me përdorimin e teknologjisë së identifikimit të fytyrës pa pëlqimin specifik të përdoruesve.
 
Data e shpalljes 18.04.2018 në kategorinë Teknologji
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook