Si reagojnë fëmijët e sotshëm ndaj kufjeve Walkman?

 
Njëherë gjenerata të tëra u rritën me "Walkman", mirëpo teknologjia me kalimin e kohës ndryshoi aq shumë, saqë fëmijët e sotshëm nuk dinë si duket ai ose si duket një kasetë.
Kanali i popullarizuar në YouTube, "The Fine Bros", zbatuan një eksperiment interesant.


hh

Ata vendosën një video e cila e shfaq reagimin e fëmijëve kur për herë të parë e shohin Walkmanin, çudinë e atëhershme të teknologjisë, tanimë një kujtim i mirë për gjeneratat më të vjetra.
Walkmani i parë nga Sony u paraqit më 1 korrik të vitit 1979 dhe peshonte rreth 400 gram - shumë më tepër nga telefonat tonë smartphone.
Mjete të ngjajshme të përdorura për të dëgjuar dhe inçizuar kaseta paraqiti dhe kompania Phillipps në vitin 1962. Ato mjete ishin të destinuara për gazetarët të cilët i përdornin për të inçizuar biseda, mirëpo funksioni themelor së shpejti është përsosur, kështu që fituam mjete me të cilat mundemi ta dëgjojmë muzikën tonë të preferuar kudo që jemi.
Kasetat të cilat vendoseshin në Walkman fituan "5 minutat e tyre" gjatë viteve të 90ta. Në 1990 janë shitur mbi 442 miliona kaseta rreth botës.

 
Data e shpalljes 18.04.2014 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook